GazetaMax
Lajme

Xhaferi e refuzoi iniciativën e VMRO për Referendum

Shkup, 13 shtator 2022 (MIA) – Iniciativa e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të shpallet referendum në nivel shtetëror. Marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, iu përgjigj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozuesit të autorizuar, kryetarit të VMRO-DPMNE-ë, Hristian Mickoski.

“Sipas nenit 60, paragrafi 1, alineja 5 i Rregullores së kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ju njoftoj se iniciativa qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivel shtetëror, për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë (të publikuar në Gazetën Zyrtare nr.12/2018 nga data 18.01.2018), nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Njëherësh, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është konfirmuar se Marrëveshjet Ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm kushtetues dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 të Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të përgjithshme të pranueshme në të drejtën ndërkombëtare”, shkruan Xhaferi në përgjigjen dërguar Mickoskit.

VMRO-DPMNE më 9 shtator e dorëzoi iniciativën në Kuvend për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Atëherë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski informoi se i kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për parashtrimin e iniciativës.

Paraprakisht, më 5 shtator Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së e miratoi pyetjen e referendumit “A jeni për shfuqizimin e rëndësisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë të publikuar në Gazetën Zyrtare në datën 18.01.2017?”

xhafer

Related posts

Dogana konfiskoi 12 kilogramë ekstazi me vlerë prej 200 mijë eurove

Gazetamax.mk

Në Luksemburg filloi skriningu bilateral për Kapitullin 18 -Statistika

Gazetamax.mk

Hulumtim/ Rreth 42,5 për qind e nxënësve konsiderojnë se ka dhunë në shkolla, një e katërta i raportojnë ato

Gazetamax.mk