Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, në orët e hershme të mëngjesit është nisur për në qytetin e Pragës, në Republikën e Çekisë.
Skuadra e Ilir Dajës do të përballet nesër (e enjte) kundër skuadrës së Slavia Pragë, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Tani, klubi nga Suhareka ka shfrytëzuar rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur që po bëhen gati për udhëtimin drejt Pragës.
https://www.facebook.com/fcballkani/posts/3281436998760662
“Slavia na prit”, ishte mesazhi i klubit tonë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim në orën 18:45, në stadiumin “Sinobo”.