Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly ka bërë disa ndryshime që prej blerjes së klubit, njëra nga to edhe shkarkimi i trajnerit, Thomas Tuchel.
Besohet se Tuchel dhe Boehly kishin prishur marrëdhëniet gjatë kësaj vere, ku njëra nga arsyet ishte që pronari amerikan e dëshironte Cristiano Ronaldon në skuadër, kurse Tuchel ishte kundër kësaj ideje.
Po ashtu, siç raportohej nga shumë media, Boehly i shpjegoi planin e tij Tuchel për ndërrim të formacionit, duke skicuar një formacion 4-4-3, që nënkupton një lojtar më shumë në fushë.
Tuchel kishte mbetur i habitur nga kjo gjë, ashtu edhe si tifozët kur dëgjuan për këtë ide të Boehlyt, përcjell KosovaPress.
Por, ky nuk është gabimi i vetëm që e ka bërë Boehly, ku në një intervistë për “SALT” ai si duket e konfirmoi se nuk ka njohuri për skuadrën e tij.
Boehly foli për akademinë e Chelseat, për të cilën tha se ka prodhuar yje si Kevin De Bruyne e Mohamed Salah.
“Shikoni se çfarë ka prodhuar kjo akademi, Mohamed Salah dhe Kevin De Bruyne”, tha Boehly.
Por, Salah e De Bruyne nuk kanë ardhur nga radhët e akademisë së Chelseat, pasi që ylli egjiptian karrierën e tij e filloi te skuadra e Mokawloon U23, kurse De Bruyne hapat e parë si futbollist i morri te skuadra e KAA Gent.
previous post