GazetaMax
Lajme

Jovanovski: Rritja e taksave do t’i mbyll disa kompani

Shkup, 14 Shtator – Zoran Jovanovski, nga Oda ekonomike e Maqedonisë, beson se rritja e tatimit të kompanive për momentin mund të bëjë që disa prej tyre të vendosin dry në dyert e tyre. Siç tha ai, ndërmarrjet gjithsesi po përballen me kosto të shtuara gjatë kësaj periudhe.

“Oda ka pasur proces të brendshëm të konsultimit dhe në përgjithësi për pakon e reformës tatimore, konkluzioni ishte se tani nuk është koha për reformë tatimore. Për momentin kemi goditje të paprecedentë ndaj kompanive, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Në këtë moment, rritja e barrës tatimore për kompanitë nuk është e mirë dhe do të bëjë që një numër i caktuar i kompanive të vendosin dry në derë”, tha Jovanovski.

Related posts

Lëvizja BESA: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë

Gazetamax.mk

Taravari mbledh në takim këshilltarët, a po diskutohet hyrja në Qeveri!?

Gazetamax.mk

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Gazetamax.mk