Hekuri është një mineral i rëndësishëm që gjendet në çdo qelizë të organizmit.
Ai është i domosdoshëm për rritjen, zhvillimin dhe funksionin normal të qelizave.
Në mungesë të hekurit, trupi e ka të pamundur të prodhojë rruaza të kuqe të gjakut, gjë që shkakton më pas anemi.
Teprica e hekurit nga ana tjetër shkakton një sërë problemesh në organizëm, ku mund të veçojmë artritin, problemet me mëlçinë dhe zemrën.
Hekuri i tepërt shkakton infeksione në lëkurë
Një nga ndikimet e forta të tepricës e hekurit në trup vërehet tek lëkura e cila bëhet më e ndjeshme ndaj infeksioneve.
Një studim global mbi rëndësinë e hekurit në organizëm të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se hekuri i tepërt rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve bakteriale në lëkurë.
Nivelet në rritje të hekurit në organizëm stimulojnë rritjen e baktereve dhe viruseve jo vetëm në lëkurë porn ë të gjithë trupin.
Në këtë mënyrë, hekuri rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve.
Këto të fundit bëhen më të shpeshta dhe zgjasin më gjatë.
Tepricat e hekurit janë të rrezikshme
Trupi i njeriut mund të akumulojë depozita të shumta dhe jo të shëndetshme të hekurit në disa mënyra.
Në shumë raste, kemi të bëjmë me një çrregullim të trashëgueshëm, që rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme siç është diabeti apo ato të zemrës e mëlçisë.
Në raste të tjera, njeriu mund ta teprojë duke marrë suplementë të hekurit përtej rekomandimit të mjekut.
Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë hekurin e tepërt dhe mënyra më e shpejtë është gjakderdhja.
Kjo është arsyeja përse gratë janë më të mbrojtura nga problemet që lindin si pasojë e tepricës së hekurit.
Nëse mjeku ju thotë që jeni të prirur të keni teprica të hekurit, ekspertët këshillojnë:
Kufizimin e ushqimeve të pasura me hekur siç është mishi i kuq,
Dhurimin e rregullt të gjakut,
Shmangia e vitaminës C bashkë me ushqimet e pasura me hekur,
Shmangia e enëve të gatimit me këtë material.
Megjithatë, këto këshilla vlejnë vetëm nëse jeni konsultuar me mjekun dhe ky i fundit ju ka diagnostikuar me tepricë të hekurit në gjak.