GazetaMax
Lajme

Skriningu me BE-në sot vazhdon në Luksemburg, vendi po hy më thellë në reforma

Shkup, 16 shtator – Në Bruksel dje ka filluar procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për sferat dhe kapitujt e Klasterit për vlerat fondamentale kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto sfera. Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, me përjashtim të Kapitullit 18 Statistikë që sot do të mbahet në Luksemburg.

Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane dhe negociatori kryesor, Bojan Mariçiq në fjalimin hyrës në mbledhjen e parë për skrining ka shprehur kënaqësinë e tij për fillimin zyrtar me pjesën praktike të negociatave aderuese pas Konferencës së mbajtur ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në korrik të këtij viti.

“Pas 17 viteve pritje, kemi mundësi historike të sigurojmë ardhmëri evropiane për qytetarët dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Mariçiqi duke shtuar se me fillimin e skriningut do të hyjmë thellë në procesin e reformave të cilat përfshijnë implementimin e rregullativave evropiane dhe kontribuojnë për evropianizimin e shoqërisë dhe funksionimin evropian të shtetit.

Siç kumtoi SÇE, Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian tha se Maqedonia e Veriut ka bazë të përparojë me intensitet të mirë dhe se në këtë moment të gjithë janë maksimalisht të përqendruar në çdo kapitull dhe me përkushtim dhe optimizëm maksimal ta plotësojmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

“Ekipi i jonë, këtu në Bruksel, ndërsa edhe kolegët të cilët na ndjekin nga Shkupi, janë të gatshëm t’i dëgjojnë përvojat dhe këshillat e juaja për atë se si më së miri të plotësohen kërkesat e legjislaturës së BE-së në fushën e prokurimeve publike, kapitull i cili është pjesë nga Klasteri bazat”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri potencoi se aktivitetet për vendosjen e partneriteteve efektive publike-private janë në vijim dhe se Propozim-ligji i ri për partneritet publik privat është përgatitur dhe i njëjti ka për qëllim transpozimin në Direktivën 2014/23/BE për ndarjen e marrëveshjeve për koncesion, duke shtuar se Propozim-ligji është në fazë përfundimtare të harmonizimit dhe do të parashtrohet në procedurë qeveritare.

Sistemi elektronik për prokurime publike funksionon në mënyrë efikase, tha Mariçiq, ndërsa zhvillimi i platformës për e-treg, e-katalizatorë dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit për përpunimin e ankesave për prokurime publike është në vijim.

“Roli dhe kapaciteti i Entit shtetëror për revizion në kryerjen e revizioneve të prokurimeve publike janë të përmirësuar përmes implementimit të programit të ri për revizion të prokurimeve publike, që siguron drejtime të azhurnuara dhe vegla metodologjike për revizorët”, sqaroi Mariçiq duke shtuar se legjislatura në sferën e ilaçeve juridike është në masë të madhe e harmonizuar me të drejtën e BE-së.

Deri më 27 shtator do të zhvillohen mbledhjet sqaruese për këtë Klaster, ndërsa në periudhën prej 11 nëntorit deri më 9 dhjetor do të vijojë skriningu bilateral kur ne do ta prezantojmë shkallën e harmonizimit me të drejtën e BE-së, vendosmërinë institucionale për zbatimin e ligjeve të harmonizuara dhe kapaciteteve administrative si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe TI për zbatimin e standardeve evropiane. Pas kësaj, Komisioni Evropian përgatit raport nga skriningu i cili mes tjerash përmban edhe rezultate dhe vlerësim të komisionit për shkallën e harmonizimit, kapaciteteve dhe konkludimeve dhe rekomandimeve, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nga Komisioni Evropian për MIA-n pardje deklaruan se mbesin plotësisht të përkushtuar për avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ky është hapi i parë dhe domethënës në procesin e negociatave i mbështetur plotësisht nga qeveritë dhe parlamentet e të dyja vendeve”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja Ana Pisonero.

Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin një “program intensiv pune” për të gjitha palët i cili do të fillojë me Bazat.

“Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat janë përfshirë një numër i madh i ekspertëve dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet për orarin e takimeve”, ka shtuar Pisonero për MIA-n.

Këto takime teknike pritet të zgjasin rreth dy muaj, pas së cilës duhet të fillojë skriningu dypalësh.

Skriningu dypalësh e zhvendos fokusin tek vendi negociues i cili duhet t’u paraqesë ekspertëve të Komisionit Evropian çdo herë progresin në secilin nga kapitujt. Në vijim është raporti i Komisionit Evropian i cili vlerëson atë progres, dhe raportin duhet ta miratojnë vendet anëtare të BE-së, përkatësisht Këshilli i BE-së.

Pas përfundimit të skriningut dypalësh, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të fillojë zyrtarisht negociatat sipas grupeve dhe kapitujve me BE-në, por vetëm nëse së pari ndryshon Kushtetutën dhe sjell bullgarët në të si komb përbërës.

Zëvendëskreministri Mariçiq për MIA-n para fillimit të skriningut kërkoi se tani duhet fokusuar në ndërtimin e konsensusit për vazhdimin e integrimeve evropiane, ndërtimin e konsensusit për ndryshimet kushtetuese dhe se si mund të përfshihet opozita në procesin e negociatave dhe në procesin e integrimeve evropiane.

Mariçiq pret që shfaqja të përfundojë në nëntor të vitit 2023. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për hapjen e klasterave, ai thotë se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë dhe se nga ne varet se kur do të vazhdojmë me integrimet evropiane. Është vendosur që të mos ketë më kushte apo kushte të reja shtesë nga asnjë shtet anëtar, përfshirë Bullgarinë, por janë të përcaktuara qartë kushtet në të cilat ne i zhvillojmë negociatat dhe në cilat kushte do të vazhdojmë pas shqyrtimit. Ai thekson se në kompromisin me Bullgarinë kemi garanci të mjaftueshme si për identitetin, ashtu edhe për gjuhën tonë dhe nuk ka asnjë shans apo mundësi që të ndodhë asnjë lloj asimilimi apo bullgarizimi.

Lidhur me atë se a priten vështirësi në disa fusha në harmonizimin e legjislacionit dhe ku kemi dobësi, Mariçiqi thotë se nuk pret shumë punë në klasterin e dytë – Tregu i brendshëm, por edhe në të parin, që është më i rëndësishmi, që përfshihen Vlerat themelore.

“Klasteri i vlerave thelbësore, i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet, është i hapur gjatë gjithë negociatave dhe progresi në atë grup dikton progresin në grupet e tjera. Por mendoj se në Tregun e brendshëm kemi shumë punë dhe në konkurrencë dhe inovacion gjithashtu, në Agjendën e Gjelbër, është një klaster shumë i shtrenjtë që kërkon shumë investime në mjedis dhe teknologji pozitive për mjedisin. Në grupin e Bujqësisë kemi një seksion të tërë të rëndësishëm për ndihmën dhe subvencionet shtetërore, por edhe për standardet në bujqësi dhe mendoj se kemi shumë punë kudo, por do të kemi më shumë nevojë për tregun e brendshëm”, vlerëson zëvendëskryeministri për MIA-n.

Related posts

Bashkëpunimi RMV-Slloveni, paralajmërohet realizimi i shumë projekteve të përbashkëta

Gazetamax.mk

I’a vranë djalin në burgun serb vetëm pse ishte shqiptar, rrëfehet nëna e Artan Zymberit

Gazetamax.mk

Konflikti në Lindjen e Mesme, përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut

Gazetamax.mk