GazetaMax
Lajme

Komemoracion për ambasadorin Ramadan Nazifi në MPJ

Shkup, 16 shtator– Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet komemoracion me rastin e vdekjes së ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi.

Komemoracioni do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë me fillim në orën 12:00.

Ambasadori Nazifi ndërroi jetë pa pritur në Berlin më 3 shtator në moshën 60-vjeçare, ndërsa u varros në vendin e tij të lindjes, Radushë, më 7 shtator.

Ramadan Nazifi karrierën diplomatike e filloi në vitin 1995. Punoi në disa drejtori të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Angazhimin e parë diplomatik e pati në Ambasadën e vendit në Bon, ndërsa ishte edhe ministër-këshilltar në Ambasadën në berlin.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2013 ishte ambasador në Zvicër, ndërsa prej vitit 2019 e kreu funksionin e ambasadorit në Gjermani.

Related posts

Lëvizja Besa po përgatitet për kuvendin e forumit të gruas

Gazeta Max

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Gazeta Max

Nga nesër pritet ulje e temperaturave

Gazeta Max