GazetaMax
Lajme

Drejtori Majan Vejseli nënshkruan marrëveshje me portin e Selanikut

Pas shumë takimeve punuese të udhëhequra nga drejtori gjeneral z. Majan Vejseli u arrit marrëveshje me portin e Selanikut.
Javën e kaluar delegacioni nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA Shkup në krye me drejtorin gjeneral z. Majan Vejseli dhe zëvendës drejtorin z. Sasho Jovanovski, vizituan portin e Selanikut dhe u takua me menaxhmentin e “ThPA S.A.”. HRMV Transport SHA Shkup është operator hekurudhor në Maqedoni dhe bashkëpunon me “ThPA S.A.” në kuadër të linjës direkte hekurudhore që është lëshuar së fundmi ndërmjet portit të Selanikut, portes kryesore për tregtinë në rajonin më të gjerë të Ballkanit, Evropës Juglindore, dhe Nishit në Serbi.
Me këtë rast, drejtori z. Majan Vejseli nënshkroi marrëveshje me kompanine ThPA S.A. që është pronare e portit te Selanikut dhe operon portin e Selanikut, për transportin e vagonave me kontenjerë të linjës Selanik – Nish dhe anasjelltas.
Bisedimet mes dy palëve u zhvilluan në lidhje me çështjet e bashkëpunimit të tyre aktual dhe të ardhshëm, duke përfshirë efikasitetin operativ të lidhjeve hekurudhore, duke garantuar shërbime të nivelit të lartë dhe me cilësi të lartë, etj.
Në deklaratat e përbashkëta pas takimit z. Atansios Liagkos, Kryetar Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor Gjeneral i ThPA S.A., dhe z. Majan Vejseli, kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor Gjeneral i HRMV Transport SHA Shkup, shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e ndërsjellë,që karakterizohet me mundësi premtuese për avansim dhe hap rrugën për krijimin e mundësive të reja në dobi të partnerëve të tyre të biznesit dhe grupeve të ndryshme shoqërore.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid06rYtMkWgXv9faoMJxiejqi7a2BdP8D1Ksb5BtEdsE83FZRP3DYfLW5yucYSaUUVql&id=100084291992024

Related posts

Kërkohet departament i posaçëm në PTHP për mbrojtjen e gazetarëve

Gazetamax.mk

Shaqiri: Filloi gjysmëvjetori i dytë, qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet për edukim

Gazetamax.mk

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Gazetamax.mk