GazetaMax
Lajme

Komisioni për çështje historike, s’ka biseduar për Goce Dellçevin

Shkup, 16 Shtator – Komisioni për çështje historike nuk ka biseduar akoma për figurën historike të Goce Dellçevit. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili hodhi poshtë pretendimet e opozitës se kjo temë tashmë është ezauruar në takimet e ditëve të fundit. Osmani shtoi se një Sekretariat i veçantë për komisionin historik do të formohet për të ndihmuar komisionin për çështje historike me Bullgarinë për përgatitje më të mirë. Shefi i diplomacisë është i bindur se së fundmi po ftohen emocionet dhe diskursi negativ mbi temën e ndryshimeve kushtetuese po racionalizohet. Ai mendon që ky proces madje mund të përfundojë më shpejt se sa plani fillestar.

“Për deri sa janë këto 12-13 muaj, pak më shumë se një vjet, të procesit të skriningut ne fillimisht duhet të shpjegojmë të gjitha aspektet e kompromisit me qytetarët, të fitojmë besimin e tyre dhe pastaj në fazën e dytë të fillojmë me partitë politike dhe me deputetët dhe unë jam i sigurt se para se të përfundojë afati i nevojshëm ne do të kemi ndryshime kushtetuese”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Skriningu shpjegues filloi zyrtarisht një ditë më parë në institucionet e BE-së. Ekipin e deleguar nga vendi e drejton zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq i cili gjatë ditës ka qenë në takim me përfaqësues të EUROSTAT në Luksemburg për rëndësinë e përditësimit të statistikave dhe të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

Related posts

Tragjedia e radhës në det, 38 të vdekur pas përmbysjes së varkës

Gazetamax.mk

#20vjetbashkë, BDI feston 20 vjetorin e themelimit

Gazetamax.mk

Mexhiti për Pëllumb Velën: Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush

Gazetamax.mk