GazetaMax
Lifestyle

Shoqata e stomatologëve, rritja e pikave së kapitacionit nuk është zgjidhje

Shkup, 17 Shtator – Rritja e pikave së kapitacionit nuk është zgjidhje dhe nuk trajton problemet parësore të stomatologëve, reakojnë nga Shoqata e institucioneve shëndetësore private dhe nga vetë mjekët privat të mjekësisë stomatologjike.

Thonë se kjo do të krijojë një hendek të madh mes atyre stomatologëve familjarë që kanë shumë pacientë dhe atyre që janë në vende të vogla, të cilët me rritjen e pikave do të merrnin fonde të parëndësishme.

Çesnoski: Kërkojmë një zgjidhje sistematike

Nga shoqata kërkojnë zgjidhje sistematike, sepse tani stomatologët me përvojë 35 vjeçare marrin 35 mijë denarë me të cilat duhet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet dhe pagat minimale të mjekut dhe infermierit, për të cilat u nevojiten së paku 55 mijë denarë.

“Ne kërkojmë mjete financiare, mbi bazën e një konstruksioni financiar. Sa kushton një institucion shëndetësor në rrjet së bashku me punonjësit e kujdesit shëndetësor? Pastaj, duhet të kemi një pagesë stimuluese, pra varësisht se sa ekzaminime preventive ka bërë mjeku, sa të kënaqur janë pacientët me punën e mjekut dhe normalisht sa shërbime janë kryer. Sa më shumë shërbime të bëni aq më shumë përmes rrugës së kapitacionit ju do të fitoni fonde në institucionin shëndetësor” – tha Dr. Krume Çesnoski, anëtar i Shoqatës së Stomatologëve privat.  

Ata thonë se nuk janë përfshirë në grupin e punës me të cilin hartohen zgjidhjet.

“Ato institucione shëndetësore që janë në rrjet në bazë të rregullores duhet të kenë të njëjtën pikënisje. Ligji është kristal i qartë, që rrjeti rregullon dhe organizon republikën dhe shteti si shtet social në kushtetutë duhet të mbajë edhe llogari financiare për ekzistencën e tyre” – u shpreh Dr. Krume Çesnoski.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk dhanë përgjigje se sa janë negociatat me stomatologët dhe nëse janë të përfshirë përfaqësues të kësaj shoqate.

Nga ana tjetër, Fondi i Shëndetësisë bën me dije se në zbatim të udhëzimeve të Qeverisë, ka nisur shqyrtimi i kërkesave të mjekëve të përzgjedhur dhe brenda 60 ditëve do të përgatiten analiza për të gjitha çështjet, përfshirë edhe mënyrën e pagesës së mjekëve të përzgjedhur si dhe pikat e kapitacionit me përparësi për kategorinë më të prekur të mjekëve të përzgjedhur, mjekëve të rinj ose për ata mjekë nga rajonet me numër të pamjaftueshëm pacientësh për arsye demografike.

Related posts

Pandemia si virus i turizmit

Gazetamax.mk

Për shëndetin e zemrës duhet t’i konsumoni 3 racione bulmeti në ditë

Gazetamax.mk

Mjekët thonë se kanë identifikuar shkakun e problemeve misterioze të inflamacionit të mëlçisë te fëmijët

Gazetamax.mk