Ai është këngëtari jo vetëm i Malësisë por i gjithë shqiptarëve kudo që janë, pasi numëron vite e vite në skenë por edhe plot hite që mbeten të paharruara. Po flasim për artistin e njohur Lekë Dedvukaj, i cili sapo ka sjellë një super baladë me titull “Pa zemër” përshtatur edhe me video me tematikën e këngës. Por mund të themi se këngëtarit po i rrinë mjaft bukur dhe baladat, ndërsa ai vetë ka dashur ta shpjegojë mesazhin e këngës me këtë status në rrjetin e tij social.
“Dashuria ka simbolikën e vet, edhe kur vazhdon edhe kur ndërpritet; si kur të lumturon, ashtu edhe kur të lë pas dhimbje dhe mall. Edhe këngët e mia, përveç, atyre me motive patriotike, natyrshëm, prekin edhe këtë ndjenjë njerëzore, pa të cilën jeta do të ishte e varfër dhe pa kuptim.
Edhe kjo këngë ka simbolikën e vet, por edhe qëllimin, që t’ju ngucë, për të mos provua anën e dhimbshme të dashurisë, por atë të lumturisë”- shkruan vetë artisti i këngës.Kënga ka si autor teksti dhe muzike Kreshnik Avdiu, me orkestrim nga Adrdian Kastrati dhe klipi punuar nga produksioni ” Power Media Studio e ku mund ta klikoni e ta shikoni në linkun më poshtë.
