GazetaMax
Lifestyle

Sekretet të cilat ju ndihmojnë të keni fëmijë të sjellshëm

Që ju të rrisni fëmijë të sjellshëm duhet të jeni model i sjellës së mirë. Prindërit kanë ndihim të madh në edukatën që fëmijët adaptojnë. Këto janë 5 sekrete se si të rrisni një fëmijë të sjellshëm.
Ta kthejmë kujdesin për të tjerët në prioritet
Prindërit kanë tendencën të vënë prioritet arritjet dhe lumturinë e fëmijëve. Por fëmijët duhet të mësojnë balancën midis nevojave të tyre dhe nevojave të të tjerëve. Fëmijët duhet të dëgjojnë vazhdimisht nga prindërit që sjellja e mirë ndaj të tjerëve është prioritet.
Ofro mundësi për fëmijët që të praktikojnë mirësjelljen
Nuk është kurrë vonë për t’u bërë një person i mirë. Fëmijëve u duhet ta praktikojnë vazhdimisht kujdesin për të tjerët dhe shprehjen e mirësjelljes dhe mirënjohjes kur të tjerët sillen mirë. Studimet kanë treguar se shprehja e mirënjohjes na bën të jemi më të lumtur. Duhet t’i flisni fëmijëve për veprat e drejta dhe të padrejta. Nxitjani atyre çdo ditë ritualin e mirënjohjes.
Zgjeroni ‘rrethin e shqetësimit’ të fëmijës suaj
Shumica e fëmijëve kujdesen vetëm për rrethin e tyre të vogël familjar dhe të shokëve. Sfida jonë është t’i shtyjmë fëmijët të mësojnë të kujdesen për dikë që qëndron jashtë këtij rrethi, si përshembull një shok i ri në klasë, apo dikë që nuk e njohin. Sigurohi që fëmijët tuaj të jenë miqësorë me njerëzit që takojnë në jetën e përditshme.
Jini një mentor dhe model për fëmijën tuaj
Fëmijët i mësojnë vlerat etike duke parë veprimet e të rriturve të cilët i respektojnë. Që të jemi një mentor dhe model për fëmijën tonë duhet vazhdimisht të praktikojmë ndershmërinë, drejtësinë dhe kujdesin ndaj vetes e të tjerëve.
Mësoni fëmijët si të menaxhojnë ndjenjat negative
Shpesh aftësia për t’u kujdesur për të tjerët fiket nga inati, turpi, zilia dhe shumë ndjenja të tjera negative. Ne duhet t’i mësojmë fëmijët se ato janë pjesë e jetës, dhe se duhet të mësojmë t’i menaxhojmë ato. Duhet t’i mësojmë ata se si t’i menaxhojnë ndjenjat në mënyrë produktive.

Related posts

Studimi: Marrëdhëniet e mira në lidhje, sekreti i lumturisë dhe shëndetit

Gazetamax.mk

Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden

Gazetamax.mk

Nëse keni nevojë për vitaminë B12, hani sardele

Gazetamax.mk