Kryetari i ASh-së, Arben Taravari në Click Plus ka folur për fotografinë ku shihet bashkë me Fatmir Limanin duke pirë kafe.
Taravari tha se shoqëria me Limanin ka nisur që nga viti 2021, kur ky i fundit ia ka zgjatur dorën e ndihmës në zgjedhjet kur Taravari garonte për kryetar të Gostivarit.
Taravari premtoi se takimet me Limanin do të vazhdojnë edhe më tej.
“Në vitin 2021 zotëri Fatmir Limani ka ardhur në Gostivar kur janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe më ka thënë se mund të më ndihmojë. A më ka ndihmu me 5 vota apo me 1500 vota, nuk e di, por vetë fakti që ma ka zgjatur dorën dhe më është ofruar që të më ndihmojë si kandidat për kryetar komune, e vlerësoj shumë dhe kurrë këtë moment nuk e kam harruar. Pas asaj, 2001, përsëri kemi pasur takime dhe ka pasur iniciativa që Fatmir Limani të kyçet në Aleancën për Shqiptarët, para se unë ta drejtoj partinë. Kemi pasur një raport korrekt. Kur ishim në fushatë, e kemi udhëhequr fushatën bashkë, kur ishim ministra, kemi pirë kafe bashkë. Tani, kur të dy nuk jemi ministra dhe jemi opozitë, përsëri pimë kafe. Me Fatmir Limanin do të vazhdoj të pi kafe”, tha Taravari në Click Plus.
Burimi:TV21
