Shkup, 18 Shtator – “Sot zbulojmë një skandal të ri për kryeministrin – dezertor nga Armata e Republikës së Maqedonisë”, tha Dragan Kovacki, deputet i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp.
Dragan Kovacki shkon më tej duke thënë se, sipas informacioneve që ata kanë, kryeministri Kovaçevski e ka shmangur me vetëdije shërbimin ushtarak, pikërisht në periudhën e konfliktit ushtarak në vitin 2001, duke mos iu përgjigjur thirrjes për shërbim ushtarak me arsyen se ka qenë i paaftë.
“Kovaçevski është një dezertor që nuk e meriton të udhëheqë vendin. E ftojmë dezertorin Kovaçevski që brenda 24 orëve të thotë nëse vërtet ka shpëtuar dhe është i paaftë përgjithmonë, apo ka gënjyer institucionet dhe mjekët?.
Nëse është vërtet i paaftë përgjithmonë, atëherë duhet të largohet menjëherë nga posti i kryeministrit.”- përfundon Kovaçki.