GazetaMax
Lajme

Rrëfehet Miss Hungaria, Viktoria Jazmin: Si e përjetova makthin me biznesmenin shqiptar në Ohër

Ohër, 18 Shtator – Miss Universe Hungaria 2021 ka rrëfyer në një intervistë televizive se një muaj më parë ajo është ngacmuar seksualisht nga një biznesmen i cili ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh. Viktoria Jazmin ka treguar se ajo kishte aplikuar në një agjenci modelingu për një fotosesion në Ohër bashkë me 11 vajza të tjera por ajo që i ndodhi gjatë atyre ditëve iu shndërrua në një makth.

Më kërkuan të xhiroja një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, por gjithsej 12 modele. Ishte një ekip ndërkombëtar, ne ramë dakord për detajet në një grup të përbashkët mesazhesh. Më në fund mbërrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit, afër kufirit me Shqipërinë, një muaj më parë. Ajo thotë se ambienti ishte i mrekullueshëm dhe burri ishte i këndshëm në fillim. Megjithatë, pas pak ditësh, situata u kthye në një makth.

Stafi i hotelit më mori pasaportën, unë kudo ku shkoja ndiqesha nga dikush. Biznesmeni donte të më përqafonte, më kërkoi ta puthja, m’u afrua pak me dhunë, por unë refuzova. Kur e bëra këtë ai u kthye dhe më tha: Unë të vras dhe të hedh në liqen, që të mos gjendesh më për 20 vitet e ardhshme. U tremba, por nuk e tregova dhe piva dy gota verë. Nuk mbaj mend asgjë pas asaj nate, duhet të ketë hedhur diçka në pijen time pasi isha pa ndjenja.

Të nesërmen, Viktória i tha babait të saj dhe vajzave në grupin e mesazheve se ajo ishte në telashe kështu që vendosi të largohej nga hoteli ku po qëndronte. Ajo thotë se nëse do qëndronte më shumë në atë hotel pranë atij biznesmeni, trupi i saj do të shitej bashkë me organet te trafikantët që merren me këto punë. Modelja e ka bërë këtë rrëfim që edhe koleget e shoqet e saja që kanë përjetuar diçka të tillë të reagojnë dhe të zbulohet se kush qëndron pas këtij rrjeti trafikantësh.

Një modele kroate e quajtur Valeria Pavelin ka rrëfyer se ka qenë ajo që ka njoftuar policinë dhe Interpol për rastin e shoqes së saj. Modelja thotë se ky biznesmen që ka ngacmuar Miss Hungarinë dhe që është trafikant, është me origjinë shqiptare.

Ai më kërcënoi kur mori vesh se kisha lajmëruar policinë, Interpolin dhe prindërit e Jazminit. Ai është trafikant shqiptar dhe jo maqedonas. Ky person organizon sesione fotografish pranë Shqipërisë, sepse është shumë më e lehtë t’i dërgosh vajzat nga atje, ose nëse ka ndonjë problem, mund të shpëtojë më lehtë vetë.

Interpoli është aktualisht duke hetuar personin në fjalë që pretendoi se ishte biznesmen.

Related posts

Mision për të shuar ‘zjarret’ në Ballkan

Gazetamax.mk

15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, në Shkup sot mbahet manifestimi “Dita e Plisit”

Gazetamax.mk

Fillon rekonstruimi i urës në fshatin Balvan të Karbincit

Gazetamax.mk