GazetaMax
Lajme

“ColoRRun”, një ngjarje unike që synon të bëjë bashkë shëndetin, lumturinë dhe individualitetin

Shkup, 18 Shtator – U zhvillua këtë të dielë në Shkup, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, maratona “ColoRRun”, një ngjarje unike që synon të bëjë bashkë shëndetin, lumturinë dhe individualitetin.

“UNIQA Maqedoni”, në kuadër të përgjegjësisë sociale që ka mbi komunitetin ishte sponsor gjeneral i aktivitetit në garën 10KM ku morën pjesë mijëra qytetarë.

“Me garën e sotme u përpoqëm të promovojmë disa nga shprehitë e shëndetshme që duhet t’i praktikojmë të gjithë. Sot dëshmuam se konkurrenca dhe gara janë të rëndësishme, por e rëndësishme është edhe miqësia apo shoqërimi së bashku! Ne dëshmuam se ekipi i UNIQA-s është më i miri dhe më i zëshmi për të bërë tifo në pistë, por më i shpejti në vetë pistën. UNIQA për çdo pjesëmarrës të garës ColoRRun siguroi një dhuratë të veçantë.Gara ngjalli më shumë interes se sa pritej dhe kjo rezultoi me frekuentimin më të lartë në stendën tonë.”- tha Driton Azizi, Drejtor i Përgjithshëm i “Shoqërisë  të Sigurimeve UNIQA SH.A. Shkup”.

Ky ishte edicioni i 10-të me emocionet e “ColorRun” që janë përjetuar nga mbi 8 milionë vrapues në mbarë botën në mbi 50 vende të ndryshme.

Shëndeti dhe lumturia e qytetarëve janë prioritet I UNIQA Maqedoni ndaj kompania ka ardhur pranë tyre me produkte siguracioni që e mundësojnë diçka të tillë…

UNIQA Maqedoni, Jetojmë më mirë së bashku.

Related posts

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Gazetamax.mk

Bekteshi: Me Korridorin 8 nuk do të ketë kolona 5 km dhe pritje të gjata

Gazetamax.mk

Shoqatat shqiptare të Michiganit unik për “Forumin Shqiptar”, bashkimi bën fuqinë!

Gazetamax.mk