GazetaMax
Lajme

Sot varroset mbretëresha Elizabeta e Dytë, prezent edhe Pendarovski

Shkup, 19 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në varrimin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Pallatin Uestminster në Londër.

Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.

Ata dje i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Londër në Librin e Zisë

“Me bashkëshorten time i bëmë homazhe mbretëreshës Elizabeta e Dytë, përpara ceremonisë së nesërme të varrimit në Pallatin Uestminster. Shumë respekt për shërbimin e saj prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U preftë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kreu më i vjetër i shtetit në botë.

Related posts

Gabime trashanike në librin e historisë maqedonisht! Çfarë po mësojnë nxënësit ? (foto)

Gazeta Max

Spasovski: Bombat false, sulme hibride prej atyre që iu pengon përparimi i shtetit

Gazeta Max

Nesër vota për shpresën!

Gazeta Max