GazetaMax
Lajme

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 19 shtator – Bashkimi Evropian me mënyrën se si ka funksionuar deri më tani dhe si funksionon edhe sot, po dëshmon se ka probleme të shumta në procesin e vendimarrjes. Dhe pikërisht për këtë arsye, BE-ja duhet të reformohet përpara se të bëhet një union me 30 apo 36 shtete anëtare. Aty ku sot nevojitet unanimiteti, rreziku që një vend do të përdorë një veto dhe do të parandalojë të gjithë të tjerët të përparojnë, rritet me çdo anëtar shtesë. Prandaj, një ndër veprimet të cilat BE-ja duhet të ndërmerr është që disa vendime të merren me votim të shumicës në fusha të tilla si taksat dhe politika e jashtme.

Kush vendos dhe çka është BE-ja!

Ish presidenti amerikan Trump pat deklaruar se nëse duhet të merret një vendim në Bashkimin Evropian, atëherë nuk di se me cilin të bisedosh! Ky shqetësim thuajse bëhet çdoherë më i vërtetë kur kemi parasysh mënyrën e marrjes së vendimeve. Për çdo veprim të BE-së, duhet të arrihet konsensus nga të gjitha vendet anëtare, dhe shpeshherë kjo metodë e funksionimit bën që vendimet ose të vonohen, ose të dështojnë. Rast i freskët është invazioni rus në Ukrainë, kur BE-ja ishte me ide të ndryshme se si të veprojë, e krejt në fund deri në momentin që u konsolidua politika e jashtme e BE-së, u deshtë kohë dhe u bënë shumë vonesa.

Hungaria gjithashtu është bërë “mollë sherri” në Union, sepse vazhdon politikat e afërta me Rusinë dhe Kinën, të cilat BE-ja i konsideron si të papranueshme.

Bashkimi Evropian është i veçantë. Ai nuk është shtet federal si Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse shtetet e tij anëtare mbeten kombe sovrane të pavarura. Ai nuk është as organizatë e pastër ndër-qeveritare, si Kombet e Bashkuara sepse vendet e tij anëtare mbledhin diça prej sovranitetit të tyre dhe në këtë mënyrë fitojnë fuqi të përbashkët dhe ndikim më të madh se sa po të kishin vepruar individualisht.

Në thelbin e BE-së janë shtetet anëtare dhe qytetarët e tyre. Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë së të gjitha këtyre vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe përfitimet e madhësisë.

Bashkimi i sovranitetit, në praktikë do të thotë se shtetet anëtare delegojnë një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse te institucionet e tyre të përbashkëta që ata kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian.

Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal, si ai i Shteteve të Bashkuara, dhe sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar, si ai i Kombeve të Bashkuara.

Vendim-marrja në nivel të BE-së involvon institucione të ndryshme evropiane, veçanërisht: Parlamenti Evropian, i cili përfaqëson qytetarët e BE-së dhe zgjidhet drejtpërsëdrejti nga ata. Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga shefat e qeverive dhe shteteve anëtare të BE-së. Këshilli, i cili përfaqëson qeveritë e shteteve anëtare të BE-së Komisioni Evropian, i cili përfaqëson interesat e BE-së në tërësi.

Këshilli Evropian përcakton drejtimin e përgjithshëm politik dhe prioritetet e BE-së mirëpo nuk ushtron funksione legjislative. Në përgjithësi, është Komisioni Evropian që propozon ligje të reja kurse Parlamenti Evropian dhe Këshilli janë ata që i miratojnë ato. Shtetet anëtare dhe Komisioni, pastaj i zbatojnë ato.

Të hiqet e drejta e vetos!

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk heq dorë nga ideja për heqjen e të drejtës së vetos për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe kalimin në vendimet e shumicës në lidhje me taksat dhe politikën e jashtme dhe zgjerimin. Muajin e kaluar, ai përsëri bëri thirrje që BE të reformojë veten për t’u përgatitur për pranimin e anëtarëve të rinj. Por, kjo ide e heqjes së vetos, e cila lindi, para së gjithash, nga sulmi rus ndaj Ukrainës dhe seria e bllokadave nga Hungaria për iniciativat dhe vendimet e përbashkëta të Unionit, nuk gjeti miratim në Bruksel dhe në mesin e një numri liderët evropianë.

Aktualisht nuk ka disponim për heqjen e vetos për zgjerimin, veçanërisht në disa shtete anëtare, si Franca. Megjithatë, është domethënëse që kjo çështje është vendosur më lart në agjendë sesa një shtet anëtar me ndikim siç është Gjermania, ndaj ka mundësi që kur të ndryshojnë kushtet politike në Union, të ketë edhe ndryshim qëndrimi për këtë çështje.

Në BE ka përpjekje për një zgjidhje të ndërmjetme, gjegjësisht të gjitha vendimet gjatë anëtarësimit të merren me shumicë të cilësuar, ndërsa vendimi përfundimtar me konsensus, i cili do ta lehtësonte procesin, por nuk do të pengonte një veto në fund.

A është në interes të Maqedonisë së Veriut heqja e vetos!

Për shkak të mundësisë që Berlini me ndikimin e tij të arrijë heqjen e vetos, mjet për të cilin Maqedonia e Veriut është penguar me dekada, fillimisht nga Greqia, e tani nga Bullgaria, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, kjo temë ka një rëndësi të madhe për vendin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga Praga shprehu mbështetjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe, në të ardhmen, me Gjeorgjinë. Scholz tha se që Unioni të marrë anëtarë të rinj, fillimisht duhet të bëjë reforma serioze dhe të hiqet e drejta e vetos në votim brenda BE-së, duke pasur parasysh se aktualisht çdo anëtar i bllokut mund të vërë veton ndaj pranimit të vendit kandidat.

BE-ja nuk mund të mbahet peng nga shtetet anëtare individuale dhe kërkoi që Bashkimi Evropian të heqë të drejtën e vetos së shteteve anëtare kur bëhet fjalë për vendimet e politikës së jashtme.

Heqja e vetos gjatë zgjerimit do të ishte lehtësi e madhe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për zgjerimin e ardhshëm qoftë me Kosovën ose me Bosnjë e Hercegovinën, sepse në këtë mënyrë shtetet anëtare nuk do të kishin të drejtën të bllokonin anëtarësimin në BE.

Në anën tjetër të medaljes, me të drejtë pohohet se ndikimi në botë është më i madh kur vendimet merren unanimisht nga të gjithë anëtarët e BE-së. Nëse shtetet e vogla si Maqedonia e Veriut, Shqipëria ose në të ardhmen edhe Kosova, nuk do të kishin të drejtën e vetos, atëherë pesha e tyre brenda Unionit do të ishte vogël. Megjithatë, sa i përket procesit të zgjerimit, me pasjen e të drejtës së vetos, po dëshmohet se shumë shtete duhet të heqin “të zinjtë e ullirit” deri sa të bëhen anëtare të BE-së, e kjo shpeshherë çon në vonim të proceseve të integrimit, dëshpërim dhe ndryshim të kurseve të politikës së jashtme, që lejon hapësirë dominimi të fuqive tjera të mëdha.

Related posts

Zgjidhen edhe tre kryetar të Forumit rinor të BDI në Tetovë/ Alen Rasimi në nëndegën Brodec, Ilir Salihi në nëndegën Sellcë dhe Bujamin Avdija në nëndegën Drenovec

Gazetamax.mk

Rute: Gjasat që të arrihet vendimi për heqjen e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut janë 50-60 për qind

Gazetamax.mk

Seanca e 122 e Qeverisë, ja vendimet

Lladrovci pret në konak liderin e BDI-së, Ali Ahmetin

Gazetamax.mk

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazetamax.mk

Tineke dhe Butikofer: Procesi inkuadrues të mos keqpërdoret nga ana e shteteve-anëtare të BE-së

Takim me banorët e Këshillit vendor “Faik Konica”/ Grubi: Vazhdojmë t’i japim mbështetje vizionit të Ali Ahmetit

Gazetamax.mk

Aksident tek ura e Sarajit

Gazetamax.mk

Nesër protestohet para “Higjienës Komunale”, Mazneva i ka larguar nga puna 112 punëtorë

Gazetamax.mk