GazetaMax
Lajme

Kovaçevski për akuzat e VMRO-së: Vetëm njerëz të pandershëm tallen me shëndetin e të tjerëve

Shkup, 19 shtator – VMRO-DPMNE-ja nuk zgjedh as mjete as mënyrë për ta kthyer vëmendjen e publikut nga skandalet e mëdha korruptuese dhe trazirat në partinë e tyre. Kjo vetëm konfirmon se gjithë ajo që e shohim në opinion gjatë javës së kaluar është e vërtetë dhe VMRO-DPMNE-ja është në krizë të madhe, shkruan kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në reagimin pas publikimit të dokumentit të VMRO-DPMNE-së i cili, siç pohojnë nga partia, dëshmon se ai ose është i paaftë ose ka gënjyer për të mos shërbyer afat ushtarak.

Kovaçevski shton se si kryetar i LSDM-së, asnjëherë nuk do të lejojë që debati politik të bjerë aq poshtë sa dëshiron VMRO-DPMNE dhe se në mënyrë kulturore do të përgjigjet në gënjeshtrat dhe fyerjet.

“Asnjëherë nuk jam shmangur ose ikur nga përgjegjësia për të shërbyer në afatin ushtarak. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt dhe operacionin e mëpasshëm të 20 viteve më parë për të mbuluar turpin dhe krimin e tyre. Por unë nuk jam i befasuar. Nuk habitem për të gjitha gënjeshtrat e tjera, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE. Ato nuk ndryshojnë, dhe skandalet në qytetin e Shkupit vetëm konfirmojnë se partia jo vetëm që nuk reformohet, por edhe kriminalizohet. Qytetarët e shohin dhe do të gjykojnë vetë”, thekson kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.

https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski/posts/pfbid0N2MAY9aNznVj5Nn8Dox3VFaqTMHLCrcZX5uhjRsNTgWDRqhM9vvJNFsnX4LmthwLl

Related posts

Selam Isejni: Kaloj koha kur nuk na linin të rrim’ as në koridor!

Gazetamax.mk

Shaqiri: Shkollat me energji të subvencionuar

Gazetamax.mk

Garë stafetore humanitare “Shtrije dorën 2022” për personat me Uillson

Gazetamax.mk