GazetaMax
Lajme

Stefkovski: Policia në autobusë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve

Shkup, 19 shtator – Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot pasdite ka marrë pjesë në patrullimet e vendosura policore në autobusët e NQP-së Shkup, pas ngjarjeve të pakëndshme që ndodhën javën e kaluar në territorin e komunës së Gazi Babës, dhe në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se në autobusë do të ketë patrulla policore deri në tejkalimin e plotë të problemeve.

“Sot pasdite personalisht pata rastin që së bashku me përfaqësuesit e stacionit policor të juridiksionit të përgjithshëm Gazi Babë të udhëtoj me autobusin numër 65 të NQP-së Shkup nga Autokomanda deri  në Stajkovc.

U takova me nxënës të shkollave të mesme si dhe me qytetarë me të cilët biseduam për ngjarjet e pakëndshme që ndodhën javën e kaluar në këtë autobus dhe mesazhi im për të gjithë ishte: dhuna duhet të ndalet!

Në autobusë do të ketë patrulla policore deri në tejkalimin e plotë të problemeve të tilla.

Pjesëmarrja ime personale në patrullimin e sotëm është që edhe një herë të konfirmoj qartë vendosmërinë time si kryetar i komunës së Gazi Babës se nuk do të lejojmë të ndodhin ngjarje të tilla në të ardhmen, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se çdo institucion do të përmbushë përgjegjësitë e veta dhe, siç thotë ai, vetëm atëherë sistemi do të funksionojë plotësisht.

Related posts

Rexhepi: 117 milionë eurot e transferuara në “Bechtel & Enka” janë për fazën përgatitore të punimeve

Gazetamax.mk

500 trotinetë, në dispozicion të qytetarëve, mund t’i shfrytëzojnë edhe turistët

Gazetamax.mk

Penov: Komunat nuk i shfrytëzojnë ingerencat që ua jep Ligji

Gazetamax.mk