GazetaMax
Lajme

Osmani-Eskobar: Dialogu strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së jep rezultate

Shkup, 22 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast janë përqëndruar edhe në dialogun strategjik.

Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë po jep rezultate fillestare në formën e granteve amerikane që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, kulturën dhe mbrojtjen. Ky zhvillim i bashkëpunimit është një tjetër konfirmim i aleancës shumëvjeçare dhe partneritetit të fortë strategjik mes dy vendeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal”, theksoi Osmani.

Në të njëjtën kohë, thuhet, në takim u përshëndet aleanca mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u theksua mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, si dhe u dënua ashpër invazioni ushtarak rus.

Related posts

Rusia vazhdon të jetë aktive në Ballkanin Perëndimor përmes lajmeve të rrejshme

Gazetamax.mk

MEPSO dhe USAID nënshkruan memorandum për furnizim të sistemit të ri SCADA/EMS

Gazetamax.mk

Prezantim i raporteve monitoruese për barazi gjinore

Gazetamax.mk