GazetaMax
Lajme

LSM mori mbështetje nga Sindikata Evropiane e Sektorit Publik

Shkup, 22 shtator – Në konferencën në temë “Mbrojtja dhe përforcimi i të drejtave sindikaliste dhe të punëtorëve në sektorin publik”, që u mbajt sot në Shkup, të sindikatave të sektorit publik nga Bashkimi Evropian dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, nga ana e Sindikatës Evropiane të Sektorit Publik -EPSU, Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Policisë -EUROPOL dhe Asociacionit Evropian të Sindikatave Ushtarake – EUROMIL, ishte treguar mbështetja e parezervë e luftës së LSM-së për harmonizimin e pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe për grevën e përgjithshme në sektorin publik.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është sindikata e vetme përfaqësuese në nivel nacional, në sektorin privat dhe publik dhe si e tillë ka përgjegjësi serioze në planin e realizimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve. Në atë drejtim gjatë këtij viti LSM është seriozisht e përkushtuar në pozitën e punëtorëve në sektorin publik të cilët me punën e tyre duhet tu përgjigjen nevojave dhe interesave të qytetarëve”, theksoi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, i cili e hapi konferencën dhe të pranishmit i falënderoi për solidaritetin sindikal të treguar për Lidhjen.

Ai potencoi se angazhohen për administratë profesionale, kompetente dhe efikase e cila me përkushtim do të punojë në interes të nevojave të qytetarëve, por gjatë kësaj, siç theksoi, gjithashtu angazhohen edhe për sigurimin e punës dinjitoze dhe realizim të plotë të të drejtave të punëtorëve të të punësuarve në këtë sektor të rëndësishëm.

Dimovski i informoi përfaqësuesit e sindikatave evropiane se për fat të keq gjatë muajve të kaluar për shkak të “sjelljes injoruese të Qeverisë drejt përfaqësuesve të punëtorëve”, dialogu social në shtet nuk funksionon dhe ky është njëri ndër shkaqet pse ka ngecje në marrëveshjen kolektive në këtë veprimtari.

“Gjithashtu, është i dukshëm edhe angazhimi i LSM-së dhe sindikatave të sektorit publik të bashkuar në LSM për përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale të punëtorëve të sektorit publik gjatë këtij viti. Qeveria nuk respekton ligjin dhe nuk ka rritur pagat e punonjësve për të cilët është përgjegjëse, prandaj LSM-ja bashkë me gjithë sektorin publik hynë në grevë, e cila po vazhdon prej tre muajsh. Greva po jep rezultatet e dëshiruara në nivel lokal, janë duke u lidhur Marrëveshje Kolektive për rritjen e pagave në nivel lokal si dhe në ndërmarrjet publike dhe disa ministri, por fatkeqësisht jo në shumicën e ministrive dhe administratës për të cilën është përgjegjëse Qeveria, e cila ende refuzon të rrisë pagat dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë punëtorët që ta tejkalojnë këtë krizë ekonomike”, theksoi Dimovski.

Kryetari i LSM-së përfundoi se Lidhja mbetet në krye të detyrës, deri në fund të luftojë për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

Related posts

Myftiu i shkupit Ismaili dakordohet të bashkëpunojë me drejtorin Maksuti të Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair

Gazetamax.mk

Taravari takon ambasadorin holandez

Gazetamax.mk

Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Suedisë, Ami Larson Xhein

Gazetamax.mk