GazetaMax
Lajme

Dy viktima nga Covid dhe 57 raste të reja

Shkup, 22 shtator – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 704 teste dhe janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19:
• Shkup – 39
• Veles – 4
• Kumanovë, Manastir, Prilep, Tetovë, Kavadar dhe Negotinë – nga 2
• Radovish dhe Shtip – nga 1
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 12 riinfeksione.
Janë regjistruar 90 pacientë të shëruar nga:
• Shkup – 54
• Prilep – 10
• Manastir – 7
• Kavadar – 5
• Veles – 3
• Ohër, Koçan, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë – nga 2
• Negotinë, Resnje dhe Krushevë – nga 1
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 2 humbje jete nga Shkupi (85 vjeç) dhe Manastiri (60 vjeç), personat kanë humbur jetën në shtëpi. Personat e raportuar kanë humbur jetën në periudhën nga 20.08.-14.09.2022

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.165.180 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.469, numri i të shëruarve është 332.319, numri i atyre që humbën jetën është 9.526, ndërsa numri i rasteve aktive është 624/Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski për “To Vima”: Negociatat për anëtarësim me BE duhet të fillojnë menjëherë

Gazetamax.mk

109 raste të reja, 1 i vdekur, 130 të shëruar

Gazetamax.mk

Qeveria mbanë mbledhje

Gazetamax.mk