GazetaMax
Lajme

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Shkup, 23 shtator- Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, por këto fjalë duhet të kthehen në vepra. Pritët një kohë të gjatë dhe është dashur të bënit shumë pëlqime. Kemi një ndjenjë që tërë kjo kushton shumë, sepse “propozimi francez” ka kërkesa që nuk lidhen me kriteret e qasjes, e që përmbahen në kriteret e Kopenhagës. Tërë procesi u ndot me çështje dypalëshe të identitetit, gjuhës, historisë, të cilat për ne janë të papranueshme. Ne duam proces të drejtë, me kritere të drejta, në të cilin nuk ka aq shumë ndikim në çështjet dypalëshe. Besojmë se ka vetëm një perspektivë të mirë si në planin afatmesëm, ashtu edhe në atë afatgjatë, e ky është integrimi i plotë.

Këtë sot e theksuan eurodeputetët nga grupi i të Gjelbërve/ESA, Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer, në diskutimin publik në Kuvend me temën “Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së – perspektivat dhe pengesat” me Komisionin për çështjet evropiane.

“Ne jemi mbështetës të fortë të negociatave të anëtarësimit në BE, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por të tërë Ballkanit. Gjithmonë kemi qenë zëdhënës për njohje sa më të shpejtë dhe mirënjohje që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për të nisur sa më shpejtë negociatat për anëtarësim. Pritët gjatë, ju desh të bëni shumë marrëveshje – Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe ne jemi të lumtur që tani ka progres”, tha Strik, duke shtuar se na ka kushtuar shtrenjtë pasi “i gjithë procesi u ndot me çështje dypalëshe”.

Për shkak të kësaj, sipas saj, është shkaktuar një polarizim i thellë i shoqërisë. Strik theksoi se ata duan të shohin personalisht se si mund të mbështesin hapat e ardhshëm të shtetit në mënyrë që ky proces të kthehet në “binarët” e duhur, dhe të mos jetë i ngarkuar me kërkesa tjera të paparashikueshme në rrugën drejt BE-së.

Eurodeputetja theksoi se ende nevojitet zbatimi korrekt i ligjeve për të trajtuar korrupsionin, sundimin e ligjit dhe shumë çështje, të cilat patjetër duhet të përmirësohen.

Sipas eurodeputetit Butikofer, Komisioni Parlamentar për çështje evropiane duhet të jetë gurthemeli i procesit të anëtarësimit.

“Duam të dërgojmë një sinjal të qartë se jemi shumë të hapur për bashkëpunim intensiv, duam bashkëpunim urgjent në Parlamentin Evropian. Grupi ynë është ndër mbështetësit më të fuqishëm të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në familjen evropiane të kombeve dhe ne do të vazhdojmë me atë qëndrim edhe pse shohim se Këshilli nuk ka qenë gjithmonë i drejtë dhe ka pasur premtime boshe. Por, unë besoj fuqimisht se ka vetëm një perspektivë të mirë, si në planin afatmesëm ashtu edhe në atë afatgjatë, dhe ky është integrimi i plotë. Sigurisht që ne nuk do të mbështesim asgjë tjetër përveç integrimit të plotë”, tha Butikofer.

Ai tha se gjatë vizitës së sotme do të përqëndrohet në reformat e nevojshme dhe cilat janë prioritetet tona sa i përket reformave në tre dimensionet në lidhje me gjyqësorin dhe drejtësinë, në luftën kundër korrupsionit dhe në përgjigjen ndaj krizës energjetike.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, theksoi se Maqedonia e Veriut duhej të bëjë kompromise të vështira, por siç tha ai, “pavarësisht nga të gjitha pengesat, besoj se do të shpërblehet”. Ai theksoi se si Kuvend, janë duke punuar në vazhdimësi në agjendën e integrimeve evropiane.

“Është koha e fundit që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim dhe të vazhdojë negociatat me BE-në për të hapur rrugën tonë drejt Evropës”, tha Ademi

Related posts

Nga nesër nuk ka transport publik falas

Gazetamax.mk

Moti sot

Gazetamax.mk

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

Gazetamax.mk