GazetaMax
Lajme

Pediatrët të stërngarkuar me pacientë, nga 100 pacient në ndrim

Shkup, 23 Shtator – Nxënësit janë rikthyer në bankat e tyre shkollore dhe fëmijët nëpër çerdhe  pas pushimeve të verës. Ordinancat pediatrike janë plot, me laringitet, viruset respiratore janë arsyeja më e shpeshtë e vizitës te mjeku.

Javën e fundit nga njëqind fëmijë për një ndrim pune kontrollohen nga pediatrët. Këtë vit kemi përzierje të viruseve,  mjekët thonë se disa fëmijë kalojnë shumë leht, prindërit ia dalin mbanë më fëmijët e tyre por shumica kanë neveojë për ndihmë mjekësore.

“Nëse kemi bërë çdo gjë, kemi bërë dush, i kemi dhënë lëngje dhe temperatura rritet sërisht. Viruset gjatë kësaj periudhe manifestohen me temperatura shumë të larta, ndonjëherë deri në 38 deri në 38.5 dhe është mirë të presësh pak. Pas 38.5 ti japim fëmijës shurup për temperaturë. Nëse temperatura bie, mos vraponi menjëherë te mjeku, prisni një ose dy ditë” – tha mjekja pediatre, Dr.Dragana Markovska.

Analiza e gjakut bëhet 24 orë pas shfaqjes së simptomave, jo pas 15 minutash rritje të temperaturës apo kollitjes, sugjerojnë mjekët, sepse ajo analiz gjaku nuk tregon asgjë dhe fëmija maltretohet.

“Kam përshtypjen se gjatë mbrojtjes së fëmijeve nga viruset, ne kohë të fundit u japim shumë sublimente. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një numër të shtuar të sëmundjeve” – deklaroi Dr.Dragana Markovska.

Mjekët rekomandojnë shëtitjet në natyrë, kujdesin për higjienën dhe marrjen e vitaminave dhe probiotikëve.

Related posts

Pse po heshtin liderët e rajonit kundrejt situatës së tensionuar në veri të Kosovës, nuk po dinë anën e kujt të mbajnë apo po presin viktima?

Gazetamax.mk

Grubi konfirmon Osmanin si koordinator të degës së Çairit: Të riaktivizojmë strukturën në degë dhe këshillat vendorë

Gazetamax.mk

Statistika tjera nga regjistrimi i popullsisë: 23,8% e popullatës në Maqedoni janë beqarë

Gazetamax.mk