GazetaMax
Lajme

EDITORIAL / Pa e çrrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

Shkup, 26 shtator – Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian duhet të bëje një rrugë të gjatë, e sidomos pas vërejtjes kryesore që e ka, e ajo është korrupsioni i lartë. E për ta përshpejtuar këtë rrugë, qeveria së bashku me gjyqësorin, policinë dhe organet tjera duhet të çrrënjosë këtë dukuri negative, nëse dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së.

Maqedonia e Veriut e 87 në botë për korrusion!

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 87-të në ranglistën e indeksit për perceptimin e Korrupsionit të Organizatës Ndërkombëtare “Transparency”. Renditje gati të njëjtë me vendin ka Kosova, kurse Bullgaria, Serbia dhe Greqia janë më mirë të ranguar.

Maqedonia e Veriut me 39 pikë, sipas “Transparency” renditet e 87-ta nga 180 vende në botë në ranglistën për perceptimin e Korrupsionit. Bashkë me vendin tonë në renditje të njëjtë janë Etiopia, Guajana, Kosova, Maroku, Tanzani, Surinami dhe Vietnami. Nga rajoni, para vendit tonë renditen Bullgaria në vendit e 78-të, Mali i Zi – 64, Kroacia – 63, Greqia – 58, Sllovenia – 41. Në vendin e 110-të është Shqipëria, kurse në atë të 122, Bosnja e Hercegovina.

Top 10 vendet më këtë korruptuara në botë janë Sudani Jugor, Somalia, Siria, Venecuela, Afganistani, Koreja e Veriut, Jemeni, Guinea Ekuatoriale, Libia dhe Burundi, kurse në krye të listës si vende më pak të korruptuara janë Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Suedia, Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu.

Indeksi për perceptimin e korrupsionit e definon korrupsionin si “keqpërdorim të fuqisë publike për përfitime private”.

Korrupsioni dominon në të gjitha fushat

Në Maqedoninë e Veriut korrupsioni dominon thuajse në çdo sektor të jetës publike, prandj jo rastësisht thuhet se ku ka pushtet, aty ka edhe korrupsion. Korrupsioni gjithmonë ndërlidhet me pushtetin, pra duhet të jesh aty ku realisht mundesh të kesh fuqi që të sjellësh vendime ndaj të cilave dikush mundet të ketë interes të korruptojë. Pra të gjitha ato fusha që janë të lidhura me pushtetin, pjesa më e madhe ka të bëjë me prokurimet publike, por edhe në aspektin e punësimit. Qeveria është punëdhënësi më i madh dhe financuesi më i madh i projekteve kapitale, prandaj këtu shanset për korrupsion janë më të mëdha.

Raportet e KE-së deri tani kanë raportuar vazhdimisht se korrupsioni mbetet i përhapur në të gjithë sektorët, e në veçanti korrupsioni i nivelit të lartë është rritur. Pandëshkueshmëria është një nga arsyet pse korrupsioni nuk çrrënjoset. Sektorët kryesor ku ka korrupsion janë ata që janë më fitimprurës si pjesa e ndërtimit dhe investimeve në infrastrukturë, koncesionet e pasurive natyrore, prokurimi publik, punësimi etj.

Në Maqedoninë e Veriut korrupsioni luftohet vetëm me fjalë dhe jo me vepra!

Në Maqedoninë e Veriut ekziston edhe Komisioni për antikorrupsion që mundohet të detektojë problemet në këtë sferë, por ka edhe zv.kryeministër për luftën kundër korrupsionit. E përkundër këtyre dy institucioneve që në letër e luftojnë korrupsionin, nuk ka asnjë rezultat konkret në praktikë. Këto dy institucione nuk janë të mjaftueshme në luftën kundër korrupsionit, por edhe pse janë të paktë, këta dy institucione nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë.

Nëse ndonjëherë dalin deklarat dhe jepen mendime nga ana e Komiosnit antikorrupsion, nga zyra e zv.kryeministrit për luftën kundërr korrupsionit, thuajse asnjëherë nuk është dëgjuar që ta dalë me masa konkrete në luftën kundër kësaj dukurie negative. Tek e fundit, nuk mund që korrupsionin ta luftojë një njeri i pushtetit.

Lufta kundër korrupsionit kusht kryesor për integrim në BE

Një ndër kushtet themelore që një shtet, me aspirata për integrim në Bashkimin Evropian, duhet të plotësojë është: respektimi i të gjitha standardeve dhe rregullave të BE-së. Kur flasim për standardet e BE-së, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe sundimi i ligjit janë bazike. Niveli i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut bie ndesh me standardet bazike të BE-së. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Maqedonia e Veriut, në raportin vjetor të Komisionit Evropian, vlerësohen si vende që janë mesatarisht të përgatitura për tu bërë pjesë e BE-së.

Maqedonia e Veriut ka pasur progres në konsolidimin e organizimit të hetimeve, ndjekjet penale dhe gjykimin e çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit. Këtu përfshihen edhe arrestimi i zyrtarëve të nivelit të lartë nga i gjithë spektri politik, por fatkeqësisht këto arrestime nuk arrijnë të përfundojnë siç duhet, sepse duket që korrupsioni është edhe më i madh në vetë sistemin e drejtësisë.

Korrupsioni nuk duhet vetëm të detektohet se ku është, por duhet të dënohet, të aprovohen gjoba, të dalin mësime nga lufta për korrupsion. Fatkeqësisht, ata që më së shumti u dyshuan për miliona euro të vjedhura të marra si korrupsion, ende vazhdojnë të sorrolaten gjyqeve pa një vendim të prerë. Prandaj, tani pasi që Maqedonia e Veriut i ka filluar negociatat me BE-në, një prej kushteve kryeasore që do të hpet në fillim e do të mbyllet në fund është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. BE-ja nuk pranon shtete ku ka korrupsion. Ose duhet ta çrrënjosim këtë dukuri, ose nuk ka integrim në BE!// Zhurnal.mk

Related posts

Kujdes/ Mjegull në akset rrugore Tetovë-Grupçin, Manastir-Prilep, Kumanovë dhe Shkup-Veles

Gazetamax.mk

Kërstevska: me shtrëngimin gradual të normës themelore të interesit mbahet llogari për ekonominë

Gazetamax.mk

Prokuroria e kënaqur me dënimet për rastin “Titanik 2”, mbrojtja do të ankohet

Gazetamax.mk