GazetaMax
Lajme

Vazhdon debati për gjendjen e krizës në energjetikë në komisionin amë

Shkup, 26 shtator – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, ku do të merret propozim-vendimi për miratimin dhe vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve të tregjeve të energjisë elektrike dhe ekzistencës së krizës në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së përdorimit të karburantit alternativ dhe kushtet dhe tregu i energjisë termike.

Deri në ditën e katërt të diskutimit në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e situatës së krizës në këtë zonë edhe për gjysmë viti, e cila është në fuqi me vendimin e Qeverisë nga 1 shtatori.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka bërë me dije se afati për shpalljen e gjendjes së krizës është 28 shtatori, që të hyjë në fuqi nga 1 tetori.

Sipas qeverisë, shpallja e gjendjes së krizës do t’u mundësojë mekanizmave që të përballen me krizën. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, javën e kaluar theksoi se kanë mjaft argumente për të kërkuar një periudhë gjashtëmujore të krizës energjetike, në mënyrë që qytetarët të respektohen me masat e duhura që të paktën ta ndjejnë krizën.

Për deputetët e opozitës VMRO-DPMNE, shkak për gjendjen e keqe me energjinë elektrike në vend është puna ja-shtëpiake dhe reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, prodhimi vendor është dashur të rritet në vend që të zvogëlohet në vitet e kaluara.

Ndryshe, këtë javë duhet të dihet se nga do të sigurohet energjia elektrike për ekonominë, ndërsa për qytetarët dhe kompanitë e vogla që janë në tregun e rregulluar, siç sigurojnë autoritetet, furnizimi me energji elektrike është i besueshëm. Qeveria thotë se sezoni i ngrohjes do të nisë në kohë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha të shtunën se kjo javë është vendimtare kur duhet të dihet se ku do të sigurohet energjia elektrike për ekonominë.

“Ka sinjale pozitive. Javën e ardhshme do të kemi njohuri konkrete se çfarë mund t’i ofrojmë ekonomisë, tha Bytyqi të shtunën pas manifestimit kushtuar organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale.

Autoritetet thonë se janë duke negociuar me të gjitha shtetet fqinje për të ofruar energji elektrike më të lirë për ekonominë dhe sigurojnë se nuk do të lidhet asnjë kontratë për blerjen e energjisë elektrike me çmime në bursë.

Për momentin janë duke u negociuar me Bullgarinë për blerjen e energjisë elektrike, ndërsa të enjten në Turqi ishte në vizitë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Autoritetet sigurojnë se për amvisëritë dhe kompanitë e vogla që janë në tregun e rregulluar do të ketë energji elektrike deri në muajin mars. Ata sigurojnë gjithashtu se do të ketë shpërndarje të energjisë termike. Zëvendëskryeministri Bytyqi është i bindur se BEG, një kompani të cilës i janë hequr licencat e punës, duhet të japë energji termike deri në përcaktimin e operatorit të ri ekonomik. Ai thotë se sipas ligjit BEG është i obliguar që të ketë rezerva të mjaftueshme të gazit natyror dhe lëndëve të tjera të para për të siguruar energji termike.

Related posts

Kovaçevski bën thirrje për kursim të buxhetit, kryetari i Petrovecit blenë Audi A8 me vlerë 27 mijë euro

Gazetamax.mk

Përgatitet ligji i ri për Kulturë, Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj mënyrës se si zhvillohet procedura

Gazetamax.mk

Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet/ Bekteshi: Projekt i rëndësishëm dhe gjigant infrastrukturorë

Gazetamax.mk