GazetaMax
Lajme

Ofendime ndaj himnit bullgar, Borisov: Nuk kuptoni vlerat europiane

Sofje, 26 Shtator – Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, dënoi thirrjet gjatë këndimit të himnit kombëtar bullgar në Shkup.

Borisov përdori profilin e tij personal në Facebook për të bërë tifo për kombëtaren bullgare të futbollit në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.

“Respekt për djemtë e kombëtares bullgare të futbollit! Kështu mbrohet dinjiteti i kombit tonë! Si bullgar dhe tifoz futbolli, dënoj kategorikisht fyerjen e himnit kombëtar bullgar në fillim të ndeshjes mes Bullgarisë dhe RMV-së. Fatkeqësisht, me veprime të ngjashme, fqinjët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut tregojnë se nuk i kuptojnë vlerat europiane. Përpara heronj bullgarë!”, ka thënë ai.

Related posts

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazeta Max

MPJ: Spekulime janë informacionet e publikuara për përdorimin e gjuhës maqedonase në KB

Gazeta Max

Tunelet për strehimin e qytetarëve në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm, në gjendje katastrofale

Gazeta Max