GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Reformat janë shumë më tepër se ligjet e reja të BE

Shkup, 26 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin skrining shpjegues të sotëm për “Funksionimin e institucioneve demokratike”, në fjalën hyrëse deklaroi se kjo është fushë me rëndësi thelbësore për çdo shoqëri demokratike dhe kjo do të kërkojë angazhim maksimal për një agjendë të reformave që do të ndihmojë në përshpejtimin e progresit në këtë fushë të rëndësishme.

“Proceset e reformës nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e legjislacionit të ri, por edhe me ndryshimin e mentalitetit dhe stilit të qeverisjes. Ne e dimë dhe kemi përvojë se sa i rëndësishëm është sundimi i ligjit, si dhe të kemi institucione të pavarura dhe efikase që garantojnë të njëjtën gjë”, tha Mariçiq.

Siç ka kumtuar SÇE-ja, zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Mariçiq theksoi në takim se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në vitet e fundit, veçanërisht në aspektin e sundimit të ligjit dhe kthimit të demokracisë duke ndërtuar institucione të forta dhe funksionale që punojnë mbi parimet e llogaridhënies, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke iu përgjigjur kështu me sukses prapambetjes së shënuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.

“Në disa cikle zgjedhore të kaluara, ne kemi demonstruar aftësinë për të organizuar zgjedhje të drejta dhe konkurruese siç është konfirmuar nga OSBE/ODIHR. Në lidhje me reformën zgjedhore, Kodit Zgjedhor janë bërë disa amendamente për adresimin e rekomandimeve në pritje nga Raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, si dhe rekomandimet dhe praktikat më të mira të Komisionit të Venecias”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se vazhdimi i Reformës zgjedhore është ndër prioritetet e Qeverisë, përmes një Kodi të ri Zgjedhor gjithëpërfshirës dhe transparent.

Zëvendëskryeministri Mariçiq e theksoi edhe një herë para përfaqësuesve të Komisionit Evropian se është e rëndësishme në Maqedoninë e Veriut që të ketë një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit dhe se opozita duhet të luajë një rol konstruktiv në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim të plotë.

“Kuvendi e përmirësoi rolin e tij si forum primar për dialog politik konstruktiv. Të gjitha palët kontribuan në dy raunde të suksesshme të dialogut Zhan Mone me Parlamentin Evropian. Ky bashkëpunim vlerësohet shumë, si dhe mbështetja e vazhdueshme e përpjekjeve tona për të forcuar më tej rolin e Kuvendit. Me miratimin e strukturës së negociatave, ne parashikojmë një rol kyç për Komisionin për çështje evropiane dhe Këshillin kombëtar për integrim evropian, në procesin e miratimit të legjislacionit të harmonizuar dhe organizimit të debateve dhe konsultimeve për reformat në BE”, theksoi Mariçiq.

Sot u mbajt takimi shpjegues i skriningut për një fushë tjetër që po vendoset për herë të parë në negociatat e anëtarësimit – “Funksionimi i institucioneve demokratike”, në kuadër të klasterit “Themelet”, që është një vlerë bazë mbi të cilën funksionin Bashkimi Evropian.

Nesër do të zhvillohet takim skriningu për Kapitullin 23 “Sistemi gjyqësor dhe të drejtat themelore”, ku mbyllen takimet shpjeguese skriningu për klasterin 1 “Themelet”.

Related posts

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

Gazetamax.mk

Gir: Për inkuadrim në BE, Qeveria duhet të jetë e vendosur për të vazhduar me reformat

Gazetamax.mk

Zjarr në Qendrën tregtare të qytetit të Tetovës, nuk ka të lënduar

Kovaçki: Në Ministrinë e Mbrojtjes janë vjedhur informata reptësisht të besueshme, Petrovska heshtë!?

Gazetamax.mk

Mikja e shqiptarëne në Itali kandidate për presidente në Umbria

Gazetamax.mk

Hovenier: Jemi të nderuar që Kosova shpalli ditë zie për Madeleine Albright

Gazetamax.mk