GazetaMax
Sport

Kulusevski flet për largimin nga Juventus: Gjithçka është më mirë te Tottenham

Dejan Kulusevski ka folur lidhur me largimin e tij nga Juventus drejt Tottenham.
Ylli i kombëtares së Suedisë, Kulusevski është shprehur i lumtur me aventurën e tij të re te Tottenham.
Lojtari bën të ditur se gjithçka është më mirë në Londër, sesa kur ishte pjesë e skuadrës së Juventus.
“Ndonjëherë në futboll gjërat thjeshtë shkojnë mirë. Unë nuk kam ndryshuar asgjë këto muaj. Unë gjithmonë kam dal në fushë me përkushtim të plotë”, ka thënë Kulusevski.
“Gjithsesi, te Juventus, diçka nuk shkoi, përkundër asaj se sa punoja unë. Më pëlqen të shoh para, më shumë sesa të kthehem pas. Sigurisht, s’ishte mirë te Juventus për disa arsye. Vendimi për të lënë Italinë ishte më i miri për atë situatë. Çdo gjë do të jetë më mirë në Angli. Në dhe jashtë fushës”, shtoi suedezi.
Kulusevski po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Ai është lojtar kyç te skuadra e Spurs.

Related posts

Struga Trim Lumi me 3 pikë të plota, për 90 minuta rikthehet në formacion mesfushori Ard Kasami!

Gazetamax.mk

Lamtumirë Man City, Gundogan pritet të transferohet në këë ligë

Gazetamax.mk

Dy gjigantët evropian në “luftë” për Mbappen

Gazetamax.mk