GazetaMax
Adrenaline

Cutrone: “Dy gola që kam shënuar me Milanin nuk do t’i harroj kurrë”

Për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, Patrick Cutrone flet për javët e tij të para në Como dhe për lidhjen e pazgjidhshme që e lidh atë me Milanin:
“Të jesh këtu është një nder. Mendoj për bashkëqytetarët e mi, tifozët dhe këtë klub historik”.
A e thithni aromën e ambicies?
“Po. Si dhe për arsye përkatësie, pranova të vija këtu sepse më treguan për projektet e mëdha të pronës. Është mirë të jesh pjesë e saj. Serie B eshtë një kampionat i vështirë siç më thanë. Aq më shumë këtë vit me skuadriljet që janë aty. Kam luajtur dy ndeshje si titullar, por më ka bërë përshtypje cilësia që shihni në fushë”.Trajneri që ju ka mësuar më shumë? “Është e vështirë, kam mësuar shumë nga të gjithë. Mund të emëroja Montella që më bëri debutimin, Gattuso gjithmonë te Milani. Por unë them De Vecchi dhe Galbiati në ekipet e të rinjve kuqezi. Ua kam borxh qe u bera futbollist”.Cilit sulmues i keni vjedhur më shumë sekretet? “Kam luajtur me shumë sulmues të fortë, por kam rënë në dashuri me Higuain. Një futbollist hapësinor dhe një person i artë. Unë jam frymëzuar prej tij edhe para se të luaja me të, ai është një kampion i plotë”.Golin që nuk do ta harrojë kurrë? “Dy. Në San Siro kundër Rijekas në Europa League dhe në debutimin tim si titullar në Serinë A në Crotone. Ne gjithmonë flasim për Milanin”.Pikërisht. Keni nje ekip te preferuar per te fituar titullin sivjet dhe kush e fiton sipas teje? “Nuk e di kush e fiton, por gjithmonë shpresoj te Milani sic ndodhi edhe vjet edhe zemra ime eshte kuqezi”

Related posts

Futbollisti Tetovar Ard Kasami i cili mbron ngjyrat e ekipit Struga Trim Lumi prononcohet përpara ndeshjes kundër Renovës!

Gazetamax.mk

Ndahen në paqe U21-shat e Kosovës dhe Sllovenisë!

Gazetamax.mk

Wijnaldum vazhdon me procesin e rikuperimit

Gazetamax.mk