GazetaMax
Lajme

Themeluesja e Klubit global të grave lidere G 100, Harbin Arora për vizitë në Shkup

Shkup, 28 shtator – Në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment në Shkup, sot do të mbahet ngjarje në organizim të Klubit global të grave lidere G 100-Shkup, në të cilën do të marrin pjesë edhe themeluesja e Klubit, Harbin Arora me ekipin e saj të cilët qëndrojnë në vend në suaza të projektit për vizitë të grave lidere në rajon.

Klubi global G-100 përbëhet nga gratë udhëheqëse më të shquara në botë të cilat i ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre. Klubi global G 100 ka 100 krahë sektorial dhe përfaqësuese nga të gjitha vendet dhe zyra të saj në Bruksel, Nju-Jork, Nju-Delhi dhe Gjenevë dhe numëron rreth 1.000.000 anëtare në botë.

Strategjia e Rrjetit global G 100 lidhet me objektivat e zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, më konkretisht barazi gjinore dhe emancipim të grave dhe vajzave. Në këtë kontekst anëtaret e rrjetit global G 100 me forca të përbashkëta punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të zbatueshme të cilat do të mundësojnë gjithëpërfshirje të vërtetë dhe përforcim ekonomik dhe social të grave dhe vajzave përreth botës.

Related posts

Taravari pret në takim Ahmetin, diskutojnë për zhvillimet politike dhe prespektivën europiane

Gazetamax.mk

Bardhyl Dauti: Vetëm pak për “DARDANUSIN”, e gjetur nën rrënoja

Gazetamax.mk

Grubi: Kalimi kufitar i Qafë Thanës do të zhvendoset tek ura e Bushtricës

Gazetamax.mk