GazetaMax
Lajme

Tre komisione në Kuvendin sot mbajnë mbledhje

Shkup, 28 Shtator – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane mes tjerash duhet të shqyrtojnë projektligjet për procedurën civile, për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, për profesionin e avokatisë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Në rend dite është edhe projektligji për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Propozim-vendim vazhdimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e lëndëve djegëse alternative dhe gjendjes së energjisë termike është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Derisa anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjvënës duhet të mbajnë dy seanca, atë të 145-të dhe të 146-të.

Related posts

Borë në Sloveni, po afrohet drejt Ballkanit, temperaturat bien në -4 gradë

Gazetamax.mk

Tre rrugë në komunën e Zhelinës nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Sulejmani: Premtimi është amanet!

Gazetamax.mk

Vlera evropiane e jo kontroverze për hyrje në BE

Gazetamax.mk