GazetaMax
Lajme

Ljubomir Frçkovski do të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit Kosovë – Serbi

Shkup, 28 shtator – Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen si do të zgjidhet problemi me Kosovën, ka ofruar ambasadorin Fërçkovski si ndërmjetësues në Kombet e Bashkuar që të ndihmojë në zgjidhjen e kontestit mes Serbisë dhe Kosovës, informon Zhurnal.

Siç tha Kovaçevski, Maqedonia është kampionie në zgjidhjen në paqe të kontesteve në Ballkan, ndërsa Fërçkovski ka qenë pjesmarës në zgjidhjen e konfliktit në vitin 2001 si këshilltar i atëhershëm i presidentit Boris Trajkovski.

“Ne jemi kampionë në Ballkan për zgjidhjen në paqe të kontesteve, mund të pyetni edhe ambasadorin tonë në OKB i cili është këtu në publik, ai mori pjesë në zgjidhjen e kontestit para 20 viteve kur kishim konflikt”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike

Gazeta Max

Furkan Saliu: Korridori 8 dhe 10D është projekt kombëtar, “sërbomillosheviç”-ët tentojnë ta njollosin ende pa filluar

Gazeta Max

15 Shoqata kërkojnë nga Qeveria që çdo fëmijë të mësojë edukimin seksual gjithëpërfshirës

Gazeta Max