GazetaMax
Sport

Milan përgatit kontratën e re për Giroud

Milan do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit francez, Olivier Giroud.
Olivier Giroud është dëshmuar si pjesë kyçe e skuadrës së Milan, që kur arriti në ‘San Siro’ vitin e kaluar.
Sipas mediave italiane, Milan do t’ia shpërblejë këtë angazhim yllit të tyre, duke i ofruar rinovim kontrate.
Milan duan ta shtyjnë kontratën për një vit, pra deri në vitin 2024.
Giroud ka bërë maksimumin në një kohë kur Ibrahimovic, Rebic e Origi janë të lënduar.
Në shtatë ndeshjet e para këtë sezon, Giroud ka gjetur katër herë golin, si dhe ka dhënë një asist.

Related posts

Lewandowski i jep lajmin e mirë Barcelonës

Gazetamax.mk

Juventusi identifikon Pulisicin si zëvendësues të Dybalas

Gazetamax.mk

Punë e kryer, Martinez do ta vesh këtë fanellë sezonin e ri

Gazetamax.mk