GazetaMax
Kuriozitete

Rice: Bellingham e ardhmja e futbollit anglez

Declan Rice nuk ka kursyer lëvdatat për Jude Bellingham.
Ylli anglez, Bellingham po vazhdon të bëjë progres. Paraqitjet me Dortmund, por edhe këto me Anglinë në Ligën e Kombeve, vazhdojnë ta dëshmojnë atë si një nga më premtuesit.
Për anëtarin e Dortmund disa komente ka dhënë edhe Declan Rice, i cili thotë se e sheh shokun e tij si të ardhmen e futbollit anglez.
“Nuk mendoj se kam parë dikë aq të mirë sa ai, në moshën 19 vjeçare. Unë shoh shumë 19 vjeçarë, edhe në klube, edhe nëpër botë, nëpër vendin tonë. Të gjesh kaq të plotë është e vështirë… besoj se ka të gjithë bagazhin e nevojshëm”, ka thënë Rice.
“Çdo herë që unë luaj me Jude, ne po gjejmë një lidhje. Ai është e ardhmja e futbollit anglez që po vjen në 15 vitet tjera”, shtoi ai.
Bellingham është në radarin e skuadrave të mëdha. Sipas ‘Marca’, Real Madrid është më afër.

Related posts

Dembele- Barcelona, merret vendimi

Gazeta Max

Mesfushori i njohur konfirmon largimin nga Man Utd

Gazeta Max

Boksieri nga Deçani shpallet kampion i Belgjikës në peshën e mesme, 5 fitore pa asnjë humbje

Gazeta Max