Sunday, April 19, 2026

Lajmi në kohë reale

Paqe mes vëllezërve Shpendi në Serie B, binjakët shqiptarë vendosin fatin e sfidës Empoli-Çezena

Është mbyllur në paqe derbi mes vëllezërve Shpendi në Serie B.

Sfida mes Empolit dhe Çezenës është mbyllur në barazim 1-1, ku dy vëllezërit Shpendi kanë qenë protagonistë në skuadrat e tyre, njëri me gol e tjetri me asist.

Ishte Cristian Shpendi i cili kaloi në avantazh skuadrën e Çezenës në minutën e 29-të të pjesës së parë.

Por në pjesën e dytë vendasit do të barazonin shifrat në 1-1 dhe do të ishte pikërisht Stiven Shpendi i cili do të gatuante golin për Empolin.

Të dy vëllezërit po përjetojnë një sezon mjaft të mirë me ekipet e tyre.

Latest Posts

Mos e humb lajmin