Dorëzohet Nelson Hysa, nuk e arrin dot titullin e botës

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, nuk ka arritur të fitojë titullin e botës në peshën e rëndë, në versionin ËBC.

42-vjeçari përjetoi humbjen e parë të shtunën mbrëma. Ai u dorëzua përballë kurdit me nënshtetësi gjermane Agit Kabayel në rundin e dytë. Hysa u dorëzua pas lëndimit.

Përballja u zhvillua në Dusseldorf të Gjermanisë, në praninë e rreth 50 mijë shikuesve. Pati dominim të tifozëve shqiptarë.

Para kësaj përballjeje, Hysa ka pasur 25 meçe në boksin profesionist dhe nuk ka pasur asnjë humbje.

Për Kabayelin qe fitorja e 20-të me nokaut nga 28 ndeshje. Nuk e ka asnjë humbje.