Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, pas fitores së fundit në disiplinën e sllallomit, kësaj radhe nuk arriti të ngjitej në podium në garën e sllallomit të madh në kuadër të Kupës së Botës, por arriti të sigurojë një vend në mesin e dhjetë më të mirave.
Colturi e përfundoi garën në vendin e dhjetë, me 1 sekondë e 66 të qindtat më shumë se fituesja, Alice Robinson.
Skiatorja nga Zelanda e Re, Robinson, triumfoi me kohën 2:03.02 minuta, duke lënë pas amerikanen Mikaela Shiffrin, e cila u rendit në vendin e dytë pas rikthimit në garë.
Ndërkohë, vendi i tretë i takoi amerikanes Paula Moltzan, e cila regjistroi një kohë 54 të qindtat më të ngadaltë se fituesja.
Renditja
1. Alice Robinson (Zelanda e Re) 2:03.02
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.11
3. Paula Moltzan (SHBA) +0.54
4. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.67
5. Camille Rast (Zvicra) +0.91
6. Jana Fritz (Gjermania) +1.29
7. Sara Hector (Suedia) +1.40
8. Sophie Mathiou (Italia) +1.57
9. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.60
10. Lara Colturi (Shqipëria) +1.66
Burimi: botasot.info
