GazetaMax
Lajme

Qytetarët në celular bisedojnë mesatarisht katër orë në muaj

Shkup, 29 Shtator – Sipas të dhënave të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE), në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë dhe të katërt të vitit të kaluar, vërehet një rënie e volumit të trafikut drejt të gjitha destinacioneve.

Raporti i AKE-së për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në tremujorin e parë të këtij viti tregon se numri total i abonentëve aktivë në telefoninë celulare është 1.920.834, që paraqet një rënie prej 1.06 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.941.352. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, megjithatë, ka një rritje prej 2.61 për qind.

Deri më 31 mars të këtij viti, në vend kishte 1.403.888 abonentë me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjeteve celulare (2G/3G/4G), ose me 0.92 për qind më pak krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Nga ana tjetër, me qasje në internet me shtrirje të gjerë janë regjistruar 499.331 abonentë, pra një rritje prej 0.11 për qind krahasuar me tremujorin e katërt nga viti 2021, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i abonentëve aktivë është rritur me 4,53 për qind.

Përqindja e operatorëve celularë në tregun e telefonisë celulare sipas numrit të abonentëve aktivë më 31 mars të këtij viti tregon se A1 Maqedonia merr pjesë me 48,14 për qind, Telekomi i Maqedonisë merr pjesë me 47,45 për qind, Lajkamobajl ka pjesëmarrje prej 3,12 për qind, Robi me 1,22 për qind, ndërsa Green Mobile me 0,07 për qind.

Tek abonentët rezidencialë me postpejd në telefoninë celulare, ka një rritje prej 0.54 për qind nga tremujori paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë vërehet një rritje prej 3.67 për qind, biznesi shënoi rritje prej 0.12 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021 është vërejtur një rënie prej 2.05 për qind.

Related posts

Skadon afati i thirrjes për subvencione për linja të reja ajrore, nesër hapja e ofertave

Gazetamax.mk

VMRO kërcënohet: Maqedonasit do të ngriten në këmbë kundër shqiptarëve

Gazetamax.mk

Joe Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Gazetamax.mk