GazetaMax
Lajme

Hapet qendra për punë sociale në Saraj

Shkup, 30 shtator – Afër 4 mijë banorë të Komunës së Sarajit nuk do të enden më deri në qytet për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve për ndihmë sociale dhe fëmijërore. Rreth 1 mijë banorë të kësaj komune janë shfyrtëzues të ndihmës sociale ndërsa deri më tani kanë qenë të obliguar të shkojnë deri në Karposh për të aplikuar.

“Për të aplikuar për diçka duhet të shkojmë deri në qytet, normal këtu e kemi më afër edhe i kryejmë punët më shpejtë. Sa është rëndë kur aplikoni? Është tepër e rëndë pasi vrapojmë nëpër institucione që t’i rregullojmë dokumentat a këtu shumë afër e kemi” – Xhemil Ismani, banor.

Drejtori i Qendrës Sociale Liridon Baftiju dhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti u bënë bashkë për hir të qytetarëve duke mos përfillur ndarjet partiake.

“Shyrtëzoj rastin ta falemindëroj për gatishmërinë Liridonin, që bashkarisht mund t’i shërbejmë qytetarët për këtë lëmi” – tha Blerim Bexheti.

“Për hir të korrektsisë ka qenë korrekt deri në pikën e fundit me neve, na ka ndihmuar dhe na ka liruar një nga zyret e cila është në kuadër të Komunës së Sarajit që në fund tu shërbejmë qytetarëve ashtu siç e kemi obligim” – deklaroi Liridon Baftiu.

Ndryshe në prill Baftiu hapi Qendrën sociale në Çair së bashku me ministrin e Shëndetëissë Bekim Sali ndërsa pati deklaruar se nuk gjeti mbështetje nga kryetari i komunës Visar Ganiu.

Related posts

Ulen çmimet e derivateve

Gazetamax.mk

Sindikata e shëndetësisë paralajmëron grevë

Gazetamax.mk

Diskutim për strategjinë zhvillimore nacionale me Odat ekonomike

Gazetamax.mk