GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Radev: Angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit

Sofje, 1 Tetor – Mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të  marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe sfidat aktuale nga kriza energjetike me të cilën përballet Evropa, ishin tema kryesore e takimit të presidentit Stevo Pendarovski në Sofje me homologun  e tij bullgar Rumen Radev.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, presidentët Pendarovski dhe Radev u angazhuan për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes reciprok.

“Dy presidentët shkëmbyen informacione rreth situatës me krizën energjetike dhe përballjen me të. Në takim u shkëmbyen mendime rreth mundësive për furnizimin e energjisë elektrike nga Republika e Bullgarisë, me respektimin e rregullativit evropian”, shtohet në kumtesë.

Related posts

Xhaferi: Vendimet e mia për nismat për referendum janë të drejta

Gazeta Max

Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rreme

Gazeta Max

Javën e ardhshme Borrell do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor

Gazeta Max