Ministri Muhamet Hoxha sot ka vizituar shkollën “Bajram Shabani” në Kondovë, Komuna e Sarajit, ku edhe vetë ka hedhur hapat e parë në arsim, raporton Televizioni Festa.
Gjatë vizitës, Hoxha shprehu mirënjohjen për ftesën dhe pritjen e ngrohtë në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
“Disa vende nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës sonë, por mbeten përgjithmonë pjesë e jona”, u shpreh Hoxha.
Ai uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje.
