GazetaMax
Lajme

Kriza energjetike, qytetarët të shqetësuar si do të ngrohen

Shkup, 1 Tetor – Kriza energjetike e shoqëruar me rritjen e skajshme të çmimit të energjisë elektrike, ka rritur edhe shqetësimin se me çfarë do të ngrohemi dimrit. Disa qytetarë thonë se do te ngrohen me dru, por ankohen se edhe çmimi i drurit është rritur.                                                      

“Po me dru”, shprehet qytetari.

“Edhe energjia elektrike shtrenjte edhe druri shtrenjtë”, theksoi qytetari.

“5000 den ishin bërë drunjtë , shumë shtrenjtë, nuk qëndrohet kështu”, shprehet qytetari.

Ambietalistët, të shqetësuar për ndotjen e ajrit

Kriza energjetike ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndotjes së ajrit në vend. Arjanit Xhaferi nga Eco-Guerila alarmon se me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe çmimit të drurit, nje pjesë e qytetarëve zgjidhjen do ta shohin në ngrohjen me lëndë tjera, që do të ishte shkatërruese per ambientin jetësor.

“Mbetet shumë shqetësuese fakti që me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtrenjtuar edhe druri dhe peletat dhe shumë lëndël tjera, me çka do të ndikojë te familjet që janë më të sfiduara ekonomikisht, që të kërkojnë zgjidhje tjera përfshi këtu edhe vajin e makinave, por edhe gomat e vjetra, të cilat janë ndotës shumë të mëdhenj”, theksoi Arijanit Xhaferi nga Ecoguerila.

Xhaferi shton me tej se shteti fare pak ka investuar në të kaluarën në aspektin e sigurimit të burimeve alternative për ngrohje.                             

“Është dashur që me kohë të bëhet një zgjidhje dhe ka pasur propozime të shumta drejtuar qeverisë dhe autoriteteve për të gjetur zgjidhje për ngrohje. Por fatkeqësisht ata kurrë nuk e kanë marrur mjaftueshëm seriozisht këltë çështje dhe në asnjë moment të vetëm nuk kanë bërë hapa përpara drejt shpejtimit të punëve, sidomos drejt ndërtimit të rrjetit të gazit natyror, që për fat të keq edhe ajo po mbetet sfidë shkaku I luftës në Ukrainë”, u shpreh Xhaferi.

Shpresa e vetme sipas Xhaferit mbetet subvencionimi i sa më shumë paneleve diellore, në mënyrë që qytetarët të minimizojnë faturat e tyre të energjisë elektrike. 

Related posts

Katër muaj pritje për kontroll në kardiolog, Gjeorgjievski: Për 10 vjet do të ngelim pa mjekë amë

Gazetamax.mk

Gjykata Supreme përcaktoi qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të mara në ueb-faqet e gjykatave

Gazetamax.mk

MPJ konfirmon se ka refuzuar kërkesën për fluturim të avionit të Lavrov mbi qiellin tonë

Gazetamax.mk