GazetaMax
Lifestyle

Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?

Ka shumë njerëz që u ndodh të zgjohen gjatë natës, pas një ëndrre të keqe, për nevoja personale apo thjesht sepse nuk ndihen mirë.
Më së shumti ndodh nga nevojat fizike për të shkuar në tualet apo për të pirë ujë.
Mirëpo nëse ndodh vazhdimisht që të zgjoheni natën në të njëjtën orë kjo është sepse diçka nuk po shkon mirë me organizmin tuaj.
Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni problemet e mundshme shëndetësore duke u nisur nga orari kur zgjoheni.
Më poshtë ju tregojmë oraret dhe problemet që mund të keni nëse zgjoheni në këtë kohë:
Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, çka nënkupton se mund të shfaqni probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi, lodhja e ditës dhe konfuzioni ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.
Ora 23.00-01.00: Në qoftë se zgjoheni gjatë kësaj fashe orare duhe të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Kjo pjesë e trupi tret të gjitha yndyrnat që konsumoni gjatë ditës. Zgjimi i avzhdueshëm në këtë ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni furta, perime dhe drithëra integrale.
Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eleminimin e toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshëm që rrezikojnë shëndetin tuaj. Zgjimi në këtë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, për këtë arsye kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.
Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re.Gjithashtu ato eleminojnë toksinat e mbetura në gjak. Në qoftë se zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të dukshme të merrni ajër të pastër.

Related posts

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazetamax.mk

Femrat shqiptare që na bëjnë krenar, një ndër to edhe Cika, ja suksesi tjetër

Gazetamax.mk

Diagnostikimi më modern dhe ekip professional!

Gazetamax.mk