GazetaMax
Lajme

Me pritje solemne të studentëve filloi viti akademik i Universitetit të Tetovës

Tetovë, 3 tetor – Në Universitetin në Tetovë sot filloi viti akademik i të gjithë 13 fakulteteve, ndërsa procesi arsimor do të fillojë me prani fizike. Në pllajën para Universitetit u organizua pritje solemne, ndërsa mirëseardhje dhe sukses studentëve u dëshiroi rektori, prof.dr. Vullnet Ameti.

“Fillimi i sotëm i vitit akademik 2022/2023 edhe më shumë e zbukuron mozaikun arsimor dhe e pasuron historinë e Universitetit të Tetovës. Ju dëshiroj mirëseardhje në këtë ditë të posaçme për të gjithë ne, me shpresë që e mira do të na udhëheq dhe së bashku do të jemi zëri i diturisë, shkencës, arsimit dhe përparimit shoqëror. Këtë përparim e kanë target gjenerata të tëra para nesh, të cilët e kanë pasur qëllimin me fisnik, ta shohin këtë tempull të diturisë në kulm”, tha në fjalimin rektori Ameti.

Rektori potencoi se si dhe gjatë viteve të kaluara, Universiteti në pajtim me angazhimet për formimin e kuadrove të reja në arsim dhe udhëheqjen me shoqërinë, do të ofrojë ndihmë për studimet.

“Në shërbim të këtij qëllimi, i përkrahim dhe do t’i përkrahim studentët tanë edhe në të ardhmen, posaçërisht ata të shkëlqyer të cilët arrijnë rezultate të larta gjatë vitit akademik, respektivisht lirohen nga participimi stidentor. Mijëra studentë nga cikli i parë dhe i dytë të studimeve kanë dobi nga ndarja e bursave nëpër vite dhe numri i tyre po rritet nga gjenerata në gjeneratë, falë punës dhe përkushtimit në studime”, tha Amneti.

Kjo është gjenerata e 28-të, që e fillon arsimin e lartë në këtë institucion. Në fund të pritjes solemne të studentëve të rinj, rektori Ameti dhe anëtarët tjerë të Rektoratit kanë ndarë indekse për një pjesë të studentëve të rinj në vitin e parë.

Pastaj studentët u nisën drejt klasave të fakulteteve të tyre, ku u takuan me dekanë, personelin drejtues dhe profesorët e njësive adekuate universitare.

Related posts

Dita e Alfabetit po festohet, por gjuha shqipe nuk po respektohet!

Gazetamax.mk

Izraeli njohu Kosovën, por ambasadën s’e sjellë në Prishtinë

Gazetamax.mk

Urrejtja ndaj feve nuk është liri e shprehjes dhe pretendimeve për lirinë e mendimit

Gazetamax.mk