Sot në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar të "VLEN-it", Bekim Qoku, u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto.
Ambasadori Le Rigoler dhe këshilltari Marsheto biseduan me koordinatorin Qoku mbi prioritetet dhe perspektivat e Lëvizjes "VLEN".
Koordinatori Qoku i theksoi prioritetet e "VLEN-it" në Kuvend, si pjesë e shumicës qeveritare, si dhe marrëdhëniet e mira në koalicion.
U riafirmua angazhimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast koordinatori shprehu mirënjohje për mbështetjen që Franca po i jep vendit tonë drejt këtij qëllimi. Njëkohësisht, ai kërkoi mbështetje shtesë në lidhje me zbatimin e Propozimit Francez.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi përdorimin e gjuhës shqipe, propozim- ligjin e ri për përfaqësimin e drejtë, si dhe kërkesën e studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
