GazetaMax
Lifestyle

Pesë mënyra për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime

Perimet mund të mos jenë të mira për disa fëmijë. Ata priren ti duan më shumë ëmbëlsirat.
Këto janë disa mënyra se si mund ti bëni ti hanë ato.

Hani edhe ju të njëjtin ushqim
Nëse i rrituri po ha të njëjtin ushqim si ata, ka më shumë të ngjarë edhe fëmijët ta hanë atë ushqim. Ushqehuni njejtë, së bashku.
Mos i përzieni perimet në ushqime tjera
Mos i gënjeni fëmijët tuaj, duke i fshehur perimet në një ushqim tjetër që ata e hanë, sepse kjo nuk mund të zgjatë shumë, shkruan Indeksonline.
Përgatisni së bashku
Përgatisni perimet së bashku, dhe pyetni ata për erën e perimeve, apo për shijen. Lëni edhe të zgjedhin. Nëse ata zgjedhin, përgatitin dhe gatuajnë, atëherë ka shumë më shumë të ngjarë të hanë.
Bëjëni një rutinë
Futja e fëmijëve në një rutinë gjithashtu mund të bëjë më shumë të ngjarë që ata do të duan të hanë perime kur bëhet fjalë për kohën e vaktit.
Mos e shpërbleni fëmijën tuaj
Asnjëherë mos e shpërbleni me ushqim. Nëse thoni që mund të kenë një puding nëse hanë perimet e tyre, ju po madhëroni pudingun dhe po demonizoni perimet.

Related posts

Fjolla e Albanit bëhet ‘asht e lëkurë’, paraqitet nga fitnesi

Gazetamax.mk

Sezoni i gripit/ Ekspertët kanë frikë se mund të jetë shumë i rëndë

Gazetamax.mk

Ja cila është ëndrra e madhe e vogëlushes Ajla Struga…!

Gazetamax.mk