Përzgjedhësi i Izraelit deklarohet pas barazimit në Prishtinë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Izraelit vazhdon të mbetet pa fitore në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Izraeli mori një pikë, duke barazuar 0:0 me Kombëtaren e Kosovës.

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, pas përfundimit të ndeshjes u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke vlerësuar se barazimi ishte pasqyra reale e asaj që u zhvillua në fushë.

“Barazimi ishte rezultat real. Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj Kosovës. Jam i kënaqur me barazimin”, deklaroi Ben Shimon.

Pas këtij barazimi, Izraeli renditet në vendin e fundit me tri pikë, tri më pak se Kosova, që mban pozitën e dytë në grup.

Burimi: botasot.info