GazetaMax
Ballina

Indrit Mlika shkodrani i hiteve, hiti më i freskët “Po vjen” me Ingrit Gjoni

Ai është një artist mjaft i njohur dhe i dashur por nëse numërojmë hitet e tij është e pamundur. Ky është këngëtari shkodran Indrit Mlika ku mjafton të kujtojmë këngët si : “Kolazh popullor” që ishte me Greta Kocin para shumë viteve, apo ” I tërboi cunat dashnia”, ” O sa mirë me ken shkodran”, “Potpuri shkodrane”, “Gruaja kureshtare” e shumë e shumë të tjera e duket megjithëse është i ri në moshë sikur ka një jetë të tërë me muzikën dhe këngën e bukur. Ndërsa më e reja nga Indriti ishte bashkëpunimi i cili vazhdon të jetë një hit mjaft i dëgjuar nga vera e kaluar edhe në këtë vjeshtë megjithëse kënga u publikua në pranverë. E kemi fjalët për super duetin me Ingrit Gjoni me titull “Po vjen” që vazhdon të thyej rekorde shikueshmërie por edhe të dëgjohet kudo. Por mësojmë se njëkohësisht ata janë edhe dyshja mjaft e preferuar e mbrëmjeve dhe koncerteve kudo ku ka shqiptarë. Ndërsa këngëtari i njohur shkodran Indrit Mlika është mjaft i angazhuar edhe në ahengjet dhe dasmat shqiptare si një prej zërave që të gjithë e duan në ditën më të veçantë të tyre e ku shumë shpejt ai do po bëhet gati të jetë në një turne për bashkëatdhetarët në USA. Nëse ende se keni dëgjuar apo parë këngën “Po vjen” ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë!.

Related posts

Këndoni e kërceni me këngën “Vllau” ardhur nga Man Gjonbalaj

Gazetamax.mk

Burim Mehmeti sjellë hitin “Kthesa, kthesa”

Gazetamax.mk

Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut

Gazetamax.mk